17:29 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

SHBA rezolutë Irakut: Muxhahedinët që jetojnë në Shqipëri të dëmshpërblehen me 600 mln USD

07:59 | 22/08/2017
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
SHBA rezolutë Irakut: Muxhahedinët që jetojnë në Shqipëri të dëmshpërblehen me 600 mln USD

Mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundrejt pjesëtarëve të opozitës iraniane, jo vetëm nuk zbehet, por tashmë, veç kundërshtimeve ndaj regjimit të Ajatollahut, Kongresi amerikan kërkon dhe dëmshpërblim nga qeveria e Irakut për pronat që u janë marrë 2.700 pjesëtarëve të MEK, në mënyrë që ata të mbulojnë shpenzimet e jetesës së tyre në Shqipëri.
Në një rezolutë, depozituar në Kongresin amerikan, 5 kongresmenë kërkojnë që t’i bëhet thirrje qeverisë së Irakut, që të kompensojë ish-rezidentët e “kampit Ashraf” dhe “kampit të Lirisë”, pasi pronat e tyre u janë kaluar grupeve dhe individëve pranë qeverisë.

Në rezolutë thuhet se, edhe pse mes qeverisë amerikane, asaj të Irakut dhe misionit të Kombeve të Bashkuara në Irak është rënë dakord, që pas largimit të këtyre personave nga dy kampet, pronat e tyre të ruheshin dhe të shiteshin nga pronarët e tyre, pra nga pjesëtarët e MEK, qeveria irakiane ua ka shitur apo dhënë ato personave pranë saj.

Bëhet fjalë për prona që kapin shifrat e 600 milionë dollarëve, duke nisur që nga automjete, sende personale, banesa, e çdo pasuri tjetër që është ndërtuar prej tyre gjatë kohës së qëndrimit në kampin Ashraf dhe atë të Lirisë.

Shumë kjo, që do të duhej të ishte përfituar nga pjesëtarët e opozitës iraniane, të cilët jetojnë në Shqipëri, në mënyrë që ata të mbulonin shpenzimet e jetesës së tyre në vendin tonë. Thënë më ndryshe, 600 milionë dollarë të cilat do të hynin në ekonominë shqiptare.

Tashmë mbetet për t’u parë reagimi i qeverisë së Irakut dhe sa e gatshme do të jetë ajo që të kompensojë anëtarët e rezistencës iraniane./Top Channel

Etiketa: Irakmuxhahedine
Pas

Brigitte merr rol zyrtar në “Elize”, shpenzimet do të paguhen nga buxheti personal i presidentit Macron

Para

Ecte me biçikletë në Shkodër, aksidentohet për vdekje 17-vjeçarja, arrestohet autori

Para
Ecte me biçikletë në Shkodër, aksidentohet për vdekje 17-vjeçarja, arrestohet autori

Ecte me biçikletë në Shkodër, aksidentohet për vdekje 17-vjeçarja, arrestohet autori

Discussion about this post

 



Të Fundit

Të përfshirë në sulme kibernetike dhe sabotime në Evropë/ Britania zbulon rrjetin e spiunëve rusë

Vrasja e Ilaria Sulës nga ish i dashuri, Prokuroria e Romës kërkon gjykim të menjëhershëm për Mark Samson! Babai i 22-vjeçares: Drejtësia të vihet në vend

Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë plot me gozhda

Izraeli ka shkatërruar 88 për qind të Rripit të Gazës që nga tetori i vitit 2023

Rama ‘piketon’ synimin e radhës: Deri në fund të dekadës, s’ka më pagesa me cash

Dibër/ Dy vatra zjarri mbeten aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve

Papa Leoni XIV bisedon me Netanyahun pas sulmit ndaj Kishës Katolike në Gaza: Të mbrohen vendet e shenjta, të ndalet lufta

Miratohet projektligji për reduktimin e lojërave të fatit në Maqedoninë e Veriut

“Shqipen e fliste si një AI i pakolauduar”, Rama batuta me eksperten e IT: La në SHBA një nga kompanitë më të mëdha të botës, për të punuar këtu

Trump kërkon transparencë për dosjen Epstein, publikimi i dëshmive me vendim gjykate

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.