22:04 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Situata me zjarret në vend, 5 vatra në 24 orët e fundit, qarqet me probleme

09:46 | 22/08/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zjarr në Parkun Kombëtar në Theth, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 5 vatra zjarri në disa qarqe të vendit. Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 75 punonjës zjarrfikës, 9 automjete zjarrfikëse,60 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, rreth 60 punonjës të Pyjores e të bashkive, të mbështetur edhe nga helikopterë.

Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

QARKU SHKODËR

Në fshatin e Velipojës, Shkodër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pisha. Zjarrfikëset kanë ndërhyrë të shuajnë flakët, por për shkak të erës së fortë ata nuk kanë mundur të vendosin nën kontroll zjarrin. Në ndihmë të zjarrfikësve janë angazhuar edhe 30 forca ushtarake si dhe një helikopter të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

QARKU DURRËS

Në Gjirin e Lalëzit, Durrës, një vatër zjarri e cila kishte përshirë një sipërfaqe me shkurre dhe pisha rrezikonte disa resorte turistike. Zjarri u përhap me shpejtësi për shkak të erës së fortë. Për shkak të zjarrit të madh është ndërhyrë edhe nga ajri me helikopterë. Pas disa orësh punë, vatra e zjarrit është shuar.

QARKU VLORË

Në qytetin e Delvinës ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullinj pranë depos së ujit të qytetit. Shërbimi zjarrfikës së bashku me banorë të zonës kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shuar zjarrin. Si pasojë u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe disa rrënjë ulliri.

QARKU KORÇË

Vijon operacioni për shuarjen e vatrave të zjarrit në vendin e quajtur “Përroi i Qershisë” ndërmjet kufirit ndarës të Njësisë Administrative Lekas dhe Voskopojë, Korçë. Në këtë zonë po operojnë forca të shërbimit zjarrfikës Korçë, punonjës të bashkisë, të pyjores, forca ushtarake dhe banorë të zonës. Shuarja e flakëve po bëhet me mjete rrethanore për shkak të terrenit të thyer malor. Nga zjarri është djegur një sipërfaqe pyjore me pisha.

QARKU LEZHË

Në fshatin Reps i Epërm, Mirditë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Zjarri i favorizuar dhe nga era e fortë është përhapur në një sipërfaqe të madhe. Operacioni për shuarjen e flakëve vijon ende. Në vendngjarje ndodhen forcat e zjarrfikësve të mbështetur edhe nga ato të pyjores të cilat po punojnë për të vendosur nën kontroll flakët. (J.V/Shuplaka)

 

 

Etiketa: qarqetvatratzjarret
Pas

Guardia di Financa: 24 ton drogë nga Shqipëria vetëm në 2017-tën, rekord me vitet më herët

Para

Manchester City gati 300 milionë Euro për Mesin, ç’po luhet në prapaskenë

Para
Manchester City gati 300 milionë Euro për Mesin, ç’po luhet në prapaskenë

Manchester City gati 300 milionë Euro për Mesin, ç'po luhet në prapaskenë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.