Ditën e sotme është dita e fundit e peligrinazhit në Malin e Tomorrit. Në ceremoninë e zhviluar ka marrë pjesë edhe presidenti Ilir Meta i cili është shprehur se ky është një vend i shenjtë dhe se bektashizimi ka dhënë një kontribut të madh për rrënjët e atdhedashurisë. mMdje Meta ka theksuar më tej se feja e shqiptarëve është shqiptaria.
“I dashur kryegjyshi botëror Baba Edmond, të dashur besimtarë që jeni ngjitur në malin e shenjtë të Tomorrit dhe të shoh këtë pjesëmarrje të jashtëzakonshme, ku bashkë me kryegjyshin e atëhershëm, Baba Reshat Bardhin erdhëm këtë për të sjellë një traditë të ndërprerë për disa dekada. Në 25 vite ripërtëstija e besimeve ka ardhur gjithnjë dhe më shumë në një progres të pandalshëm. Mirënjohje e madhe i shkon Reshat Bardhit por edhe të përpjekjeve që bën sot Baba Mondi. Ka nevojë për të përmirësuar më tej infratrukturës pasi këtu vijë edhe shumë shqiptarë dhe të huaj dhe duhet bërë. Bektashizimi ka dhënë një kontribut për rrënjët e atdhedashurisë. Mali i Tomorrit përfaqëson një fuqi hyjnore për të frymëzuar jo vetëm besimtarët por të gjithë njerëzit për të luftuar për vlerat më të mira njerëzore, për dinjitetin njerëzor, për të shprehur mirënjohjen për sakrificat ndaj dhe kjo fuqi e mbinatyrshme do vazhdojë të tërheqë si magnet akoma më shumë qytetarë e njerëz që përpiqen të gjejnë forcë për sfidat që kanë për të ardhmen e tyre. Në fund feja e shqiptarit është shqiptaria”, u shpreh Meta.
(J.V/Shuplaka)