16:18 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

E bën sërish, Trump ‘’driblon” këshillat e NASA-s. Ç’ndodhi gjatë eklipsit të diellit në ‘’Shtëpinë e Bardhë” (VIDEO)

13:59 | 22/08/2017
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
E bën sërish, Trump ‘’driblon” këshillat e NASA-s. Ç’ndodhi gjatë eklipsit të diellit në ‘’Shtëpinë e Bardhë” (VIDEO)

Është e zakonshme që Donald Trump të shmangë rregullat me apo pa dashje. Mirëpo këtë herë duket se ka vënë në rrezik shëndetin e tij.

Pavarësisht paralajmërimit të NASA-s, Donald Trump nuk i ka vendosur syzet që në fillim të eklipsit të diellit që ndodhi dje në SHBA, ndërkohë që familja e tij iu bashkua miliona amerikanëve për ta parë nga afër këtë fenomen.

Në Shtëpinë e Bardhë, Trump dhe Melania, bashkë me djalin e tyre adoleshent Barron, morën syzet protektive dhe shikuan eklipsin nga ballkoni Truman.

Vajza Ivanka ishte po ashtu e pranishme bashkë me prokurorin e përgjithshëm Jeff Sessions dhe Sekretarin e Tregtisë, Uilburn Ross. 

Ndërsa në oborr ishin mbledhur me dhjetëra pjesëtarë të stafit që shikonin nga qielli me syze, Trump i pyeti si ishte pamja nga atje poshtë dhe ngriti gishtin e madh lart, në shenjë aprovimi. Presidenti amerikan i ka vendosur syzet vetëm në momentin kur një nga pjestarët e stafit i kanë kujtuar që duhej të mbrohej.

Pas javësh pritjeje, shikimi i Hënës që kalon mes Tokës dhe Diellit, duke ndaluar rrezatimin e këtij të fundit, u shndërrua sipas ekspertëve në një nga eventet më të ndjekura në historinë e njerëzimit.

12 milionë njerëz jetonin përgjatë zonës 113 km të gjatë, ku eklipsi i plotë u ndoq. Miliona të tjerë udhëtuan drejt vendeve të caktuara në këtë trajektore, për të ndjekur eventin e rrallë.

(E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: donald trumpeklipsisyze dielli
Pas

Çako u jep porosi shefave të policisë: Godisni grupet kriminale që kemi evidentuar

Para

Niset drejt Tiranës 70-vjeçarja që u grabit në Belsh, në gjendje të rëndë

Para
Flet 70-vjeçarja që u dhunua dhe u grabit në Blesh: Më morrëm 2 milionë lekë, kemi frikë, jemi të moshuar

Niset drejt Tiranës 70-vjeçarja që u grabit në Belsh, në gjendje të rëndë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kamerierët do të paguhen jo me pak se 70 mijë lekë

Xi reagon për konfliktin Izrael-Iran, Puti kërkon të bëhet ndërmjetësues mes palëve

Senatori kolumbian në gjendje ‘jashtëzakonisht kritike’ pasi u qëllua me armë zjarri

Irani: Sot u përdor një raketë e re kundër Izraelit, po përballemi me një luftë të imponuar

BE: Diplomacia është e vetmja mënyrë për të stabilizuar situatën në Lindjen e Mesme

Adoleshenti që filmoi videon e rrëzimit të “Air India” që e pa e gjithë bota

“Konflikti ushtarak nuk është zgjidhje”, Xi Jinping: Irani e Izraeli të qetësojnë situatën, Kina e gatshme të punojë për paqen

Pas goditjeve ushtarake, Irani pëson sulm kibernetik në bankën shtetërore, grupi izraelit merr përgjegjësinë

Al Jazeera: Teherani i gatshëm për negociata, ndërhyrja e SHBA-së do rrezikonte të fuste të gjithë rajonin në luftë

Media: 450 të vrarë në Iran nga bastisjet izraelite, të paktën gjysma civilë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.