70-vjeçarja Naferit Tafani, e cila mbeti e plagosur pas grabitjes në banesën e saj është transportuar nga spitali kirurgjik i Elbasanit, drejt Tiranës pasi është në gjendje të rëndë. E moshuara ndërsa u transportua ishte shoqëruar nga djali i saj.
DETAJE:
Mbrëmjen e së hënës, rreth orës 23:30 një person ka hyrë nga dritarja e pasme në shtëpinë e 70-vjeçares Naferit Tafani, ndërsa kjo ishte për vizitë te fqinjët e saj ngjitur me shtëpinë e saj. Hajdutë sipas 70-vjeçares i kanë vjedhur rreth 2 milionë lekë të vjetra, të cilat i kishte në një sirtar në katin e parë të banesës.
E moshuara ka shkuar në banesën e saj kur ka dëgjuar zhurma dhe të lehurat e qenit të shtëpisë pasi ka dyshuar se diçka po ndodhte aty. Ajo është gjetur me kokë të çarë dhe pa ndjenja nga fqinjët e saj të cilët më pas kanë njoftuar policinë. Naferit Tafani jetonte vetëm me bashkëshortin, i cili në atë moment nuk ndodhej në shtëpi. Ajo sipas të afërmeve ka pretenduar se ka parë grabitësin e maskuar të dalë nga dera kryesore dhe se ai e ka goditur me qytë pistolete. Ndërkohë policia bëri me dije se e moshuara deklaroi në prani të tyre se kur po futej në shtëpi është trembur kur grabitësi i ka dalë para dhe në tentativë për t’u shmangur është rrezuar dhe nuk mban mend me çfarë ka ndodhur më pas. (J.V/Shuplaka)