Një zjarr i madh ka përfshirë një banesë të një pallati në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur tek “Aleksandria në Vlorë dhe sipas policisë banesa është në pronësi të shtetasit B.K., 60 vjeç, i cili nuk ndodhej në ato momente në banesë.
Ndërkohë shërbimi zjarrfikës ka bërë të mundur fikjen e zjarrit dhe njoftohet se nuk ka të dëmtuar në njërëz.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 22.08.2017 rreth orës 16:00, Salla Operative Vlorë njoftohet nga një telefonatë se në lagjen ”Pavarsia” , ka rënë zjarr në një banesë.
Policia sëbashku me shërbimin zjarrëfikës ka kaluar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se ka qënë duke u djegur një banesë në katin e 6 të një pallati tek Aleksandria në pronësi të shtetasit B.K., 60 vjeç, i cili nuk ndodhej në ato momente në banesë.
Shërbimi zjarrfikës ka bërë të mundur fikjen e zjarrit dhe njoftohet se nuk ka të dëmtuar në njërëz.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të shkakut të rënies së zjarrit.
(S.SH/Shuplaka)