Në prangat e policsë së Elbasanit ka rënë një 17 vjeçar pasi lëvizte me një pistoletë në brez.
Sipas policisë B.R., 17 vjeç u arrestua pranë bashkisë së Elbasanit, pasi gjatë kontrollit fizik nga policia iu gjet një pistoletë me një kërhër me 13 fishekë të kalibrit 9 mm.
Materialet i kaluan Prokurorinë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. (J.V/Shuplaka)