Policia daneze ka gjetur në ujërat e Danimarkës një trup pa kokë, i cili është identifikuar si gazetarja suedeze, Kim Wall.
Nga ADN-ja rezulton se ka përputhej me atë të marrë nga krëhëri dhe furça e dhëmbëve të përdorura nga gazetarja.
Gazetarja suedeze Kim Wall ishte nisur në një udhëtim me nëndetëse me krijuesin e këtij mjeti, Peter Madsen, për një artikull që ajo do të shkruante për të.
Partneri i Wall raportoi se ajo nuk ishte kthyer nga udhëtimi, ndërkohë që disa orë pas fillimit të kërkimit për gazetaren, nëndetësja u fundos.
Po ashtu Madsen fillimisht deklaroi se ai e kishte zbritur Wall në afërsi të Kopenhagenit, ndërsa më pas tha se ajo kishte vdekur në një aksident dhe ai e kishte “varrosur” në det. Gjithashtu në një seancë gjyqësore me dyer të mbyllura ai deklaroi se është i pafajshëm.
Policia daneze beson se nëndetësja 40-tonëshe është fundosur qëllimisht nga Madsen. Ata kanë gjetur gjurmë gjaku brenda mjetit që janë përputhur me ADN e Ëall.
Ndërkohë 30-vjeçarja Kim Wall ishte një gazetare e pavarur, shkrimet e të cilës ishin publikuar në The Guardian, New York Times e South China Morning Post.
(S.SH/Shuplaka)