06:22 | 26/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Panuçi lë jashtë Xhakën dhe Kaçen, dy prurjet e reja në Kombëtare

17:49 | 23/08/2017
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Panuçi lë jashtë Xhakën dhe Kaçen, dy prurjet e reja në Kombëtare

Trajneri i Kombëtares Shqiptare Kristian Panuçi ka lënë jashtë listës së grumbullimit për dy ndeshjet e Shqipërisë ndaj Lihtenshtajnit më 2 shtator dhe me Maqedonisë më 5 shtator,Taulant Xhakën dhe Ergys Kaçen.

Mesa duket ky është largimi zyrtar i Taulant Xhakës. Incidenti i ndodhur pak kohë më parë, kur trajneri shkoi ta vëzhgonte dhe ta takonte në Zvicër, por futbollisti as i ktheu përgjigje e jo më ta takonte, ka sjellë vendimin përfundimtar edhe të trajnerit Panucci për të mos e grumbulluar Taulant Xhakën në kombëtare.

Gjithashtu nuk do të jetë në këtë grumbullim të parë të Panuccit as mesfushori tjetër, Ergys Kaçe. I aktivizuar në javën e kaluar kur filloi kampionati grek për rreth 57 minuta, Kaçe mesa duket nuk do të jetë të paktën për momentin i preferuari i trajnerit të ri italian.

Ndërsa lista e grumbulluar përmban dhe dy emra të rinj. Ivan Balliu, mbrojtësi i djathtë i Metzit në Francë merr pasaportën shqiptare dhe konfirmohet zyrtarisht si lojtari më i ri i përfaqësueses sonë. Ai është lindur në Spanjë nga prindër shqiptarë, është aktivizuar me skuadrat e moshave të Barcelonës, e gjithashtu edhe me kombëtaret spanjolle U16 dhe U19.

Një tjetër emër i ri i listës së Panuccit mund të jetë mbrojtësi i majtë i Hajdukut të Splitit, Hysen Memolla. Për të janë mediet kroate që e konfirmojnë grumbullimin e parë si kuqezi, duke u shndërruar në një tjetër mbrojtës të ri të grumbulluar.

Në lidhje me mungesat, një emër i rëndësishëm është ai i Bekim Balës, sulmuesi shkodran, që aktivizohet në kampionatin rus, ka një dëmtim në gju dhe kjo është arsyeja që është lënë jashtë skuadrës në ndeshjen e fundit të kampionatit me Akhmat Groznin. Por Panuçi ka alternaiva për këtë pasi dyshja sulmuese Sadiku-Cikalleshi nuk do të mungojnë. (B.H/Shuplaka)

 

Etiketa: PANUCI
Pas

Brnabiç: Me rëndësi si do të sillet Maqedonia për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, ja ç’më tha Zaev në Trieste

Para

Nesër seanca konstituive në Kosovë, Haradinaj: Partitë politike dhe udhëheqësit e tyre të pranojnë rregullat e lojës

Para
Nesër seanca konstituive në Kosovë, Haradinaj: Partitë politike dhe udhëheqësit e tyre të pranojnë rregullat e lojës

Nesër seanca konstituive në Kosovë, Haradinaj: Partitë politike dhe udhëheqësit e tyre të pranojnë rregullat e lojës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksidenti me 3 shqiptarë të vdekur në Gjermani, si u kthye udhëtimi për festën familjare në tragjedi

Lufta Ukrainë-Rusi, ministri i Jashtëm italian: Nuk do mbarojë para fundit të vitit, Putin duhet të…

Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon

Sabotim i dytë i dyshuar në Francë, pse u ndërpre energjia në Rivierën Franceze

Tragjedi në Londër! Nëna dhe tre fëmijët humbin jetën nga zjarri, adoleshentja në gjendje kritike

Kaja Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

“Sulmi u intensifikua kur u ngrit helikopteri i presidentit”, komandanti i mbrojtjes ajrore: Putin ishte në epiqendrën e sulmit

Flakët rrezikojnë banesat në Lazarat, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

“Mos prisni asnjë mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Video/Arrestohet në tentativë për arratisje drejt Greqisë, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Shtyllas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.