06:30 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Berisha i reagon Dakos: E vlerësoj përgjigjen tuaj, por me ato që thua pranon plotësisht akuzat e “qytetarit digjital”

19:11 | 23/08/2017
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha i reagon Dakos: E vlerësoj përgjigjen tuaj, por me ato që thua pranon plotësisht akuzat e “qytetarit digjital”

Publikimi i një mesazhi të “qytetarit digjital” nga ish-kryeministri Berisha, i cili denonconte ndërtimin e  paligjshëm të disa pallateve në Qerret, që siç shkruante ai ishin të Vangjush Dakos, ka shkakuar një debat në distancë mes Berishës dhe kryebashkiakut të Durrësit.

Menjëherë pas postimit denoncimit nga ana e “qytetarit digjital” nga ana e Berishës, Dako reagoi duke thënë se ato pallate nuk ishin në Durrës por në Kavajë, duke pretenduar me këtë se nuk kishin si të ishin të atij, madje ai i tha Berishës se “qytetari digjital” ishte vetë ish-kryeministri.

Por pas këtij reagimi Berisha i ka kthyer sërish përgjigje duke thënë se ai nuk e kishte verifikuar diçka të tillë por nga fjalët që thotë në përgjigjen e tij vërtetojnë akuzat e qytetarit digjital.

Berisha shkruan gjithashtu se qytetari digjital mund të mos jetë i saktë por i bëri thirrje prokurorisë që të hetojë.

Berisha e quajti Dakon gjithashtu edhe mosmirënjohës ndaj qytetarit digjital pasi një denoncim i tillë e kishte shpëtuar atë kohë më parë.

REAGIMI I BERISHËS:

Pergjigje Dakos!

Pershendetje Gjush!
Se pari denoj qendrimin tend shperfilles ndaj qytetarit dixhital, per te cilin kurre nuk duhet te ankohesh, sepse ti jeten e ke prej qytetarit dixhital, kur ai me guxim denoncoi marrjen tende peng nga Shullazi dhe tmerri qe te krijuan me provat qe bene per te te hedhur nga kati i 15 i nje pallati.

Ne ate kohe ishte jo Rama por qytetari dixhital qe denoncoi dhe te shpetoi, dhe ti nuk kundershtove as dhe nje presje te vetme nga ai status. Por si mos mirenjohes qe je, dhe tani qe ke marre Lul Berishen si menaxher te aferave tua, sulmon qytetarin dixhital.

Se dyti, e vleresoj pergjigjen tuaj, ne te cilen ti, duke u prepjekur te mohosh akuzat e qytetarit dixhital, faktikisht i pranon pothuaj plotesisht ato. Une i botoj mesazhet e qytetareve dixhital siç vijne, nuk marr kurre persiper vertetesine e tyre por kesaj radhe qytetari dixhital perveç mesazhit me fjale ka derguar dhe fotografine e shtate pallateve ne rere e pa leje ne Qerret. Pallatet ne thes nuk mund te futen, ato flasin me shume se sa 1 milione fjale! Pretendimi juaj se qytetari dixhital qenkam une nuk te mbron por te akuzon sepse eshte thjesht refreni bajat i Rames “fajin e ka Saliu”!

Se treti Gjush, vertet Qerreti eshte ne Kavaje dhe nuk eshtr as ne Durres dhe as ne Surrel dhe se ti shumicen e krimeve urbanistike, mjedisore e ke kryer ne Durres, por perseri kjo nuk te mbron nga akuza e qytetarit dixhital pasi dihet mire se per mafien nuk ekzistojne kufinj adminstrativ, krahinor madje as dhe shteteror apo kombetar.
Mafia si zot njeh vetem fitimin. Keshtu qe me kete argument ti vetem sa çon uje ne mullirin e qytetarit dixhital!

Ndaj dhe pa deshire te falenderoj sepse faktikisht, si te thuash me argumentin qe perdor, pranon se nuk je dore jashte ne kete afere!

Se fundi, une personalisht nuk di se te kujt jane pallatet e ndertuara ne rere qe ka derguar me foto qytetari dixhital, por di me dokumenta, te cilat dhe i kam botuar, se ndertimi i tyre ka filluar se paku 3-4 muaj para zgjedhjeve.

Qytetari dixhital mund te jete ose jo i sakte per pronesine ndaj dhe une u bej thirrje prokurorise dhe autoriteteve vendore te Kavajes te nderhyjne me urgjence per te zbardhur kete afere, ne te cilen perveç shkeljeve te te gjitha ligjeve te ndertimit, urbanistikes dhe mjedisit, kemi te bejme me larje te miliona euro para te pista!

Ketu me poshte keni te plote statusin e botuar sot nga Gjushi si pergjigje ndaj akuzave te bere ne stausin e djeshem te qytetarit dixhital!! sb

“Sali! Që ti mos ta dish ku bie Qerreti unë s’e besoj dot, sepse përveçse ti i di mirë edhe gjërat që bën sikur s’i di, në Qerret ke edhe shtëpine verore te Lulzimit tënd
Pra Qerreti bie në Kavajë Sali jo në Durrës, kështu që thuaji atij qytetarit dixhital, dmth vetes tënde, që me Dakon e ke kot se Dakos nuk i’a ha qeni shkopin (siç e di edhe ti që ben sikur s’e di Sal) dhe pushime të mbara në Vilën e Lalzit, aty po je në Durrësin e Dakos” (B.H/Shuplaka)

 

Etiketa: berisha
Pas

Rikthehen 157 azilkërkues shqiptarë, policia thirrje: Shanset për azil në vendet e BE-së janë zero

Para

“Tani ose po fshiheni, ose po ndryshoni emër për të lavdëruar Hasin”

Para
“Tani ose po fshiheni, ose po ndryshoni emër për të lavdëruar Hasin”

“Tani ose po fshiheni, ose po ndryshoni emër për të lavdëruar Hasin”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: ‘Të humbura’ si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Gjenden tre bomba, nis evakuimi më i madh në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore

Zgjidhet presidenti i ri në Korenë e Jugut

Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe çelikun

Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainës

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Danimarka ndryshon kurs, kalon tek armatimet. Frederiksen njofton lëvizjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.