Austria është ndër vendet më kritike të Turqisë në BE. Për shkak të mënurës se si po drejton Erdogani , ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz, ka deklaruar se edhe pse Turqia synon të anëtaarësohet në BE deri në 2023, kjo nuk do të ndodhë.
Ai tha se Erdogani ka tipare diktaoriale.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, po “e zhvillon vendin e tij në drejtim të gabuar dhe të rrezikshëm”, ka thënë Sebastian Kurz për gazetën gjermane “Die Ëelt”. “Presidenti Erdogan tregon definitivisht tipare diktatori.” Shkruan DW.
“Evropianët janë të ndërgjegjshëm, se në vitin 2023 përkujtohet 100 vjetori i themelimit të republikës turke. Por, duhet thënë qartë: Ky vend po largohet gjithnjë e më shumë nga Evropa”, tha ai.
Austria, sipas Kurzit, e mbështet pozicionin e kancelares gjermane Angela Merkel, që e refuzon “për momentin” zgjerimin e unionit doganor me Turqinë.
“Ashtu siç shkelen aktualisht në Turqi vlerat bazë të demokracisë dhe të drejtat e njeriut, nuk është aspak realist unioni doganor me Turqinë”, është shprehur Kurz.
(B.H/Shuplaka)