Reali i Madridit ka përmbysur Fiorentinën pasi kjo e fundit shënoi golin e parë në minutën e 4 me anë të Jordan Veretout.
Në fillim ka qenë lojtari i realit Borja Mayoral i cili ka shënuar në minutën e 7-të të takimit duke barazuar shifrat.
Ndërsa Kristiano Ronaldo ka kaluar në avantazh Realin e Madridit në minutën e 33-të, duke realizuar një supergol pas një goditje të fortë me të djathtën e tij.
Aktualisht ka mbaruar pjesa e parë, mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë në 45-minutëshin e dytë.
Ndeshja po zhvillohet në kuadër të trofeut “Bernabeo”. Ronaldo në kampionatin spanjoll rikthehet në ndeshjen ndaj Betis, pasi ai është i pezulluar me 5 ndeshje.
(B.H/Shuplaka)