”Ka gjithmonë më shumë jetë përtej politikës”, kjo duket të jetë motoja e re e Kreshnik Spahiut, që pas largimit nga Shqipëria duket se ka rigjetur qetësinë.
Ai u largua nga vendi në fillimin e Qershorit, i zhgënjyer mjaft me mënyrën sesi rrjedha e zhvillimeve politike erdhi në Shqipëri.
Spahiu mbeti jashtë Kuvendit për katër vitet e ardhshme pavarësisht se ka qenë një nga njerëzit më opozitarë në katër vitet e qeverisjes së Rammës.
E megjithatë siç vetë ai tregon përtej politikës ka shumë më shumë për t’u shijuar. Me një kapele të kthyer mbrapsht, veshur me fanellën e skuadrës së Barcelonës, Spahiu nuk ka kursyer që foton ta ndajë me miqtë në rrjetet sociale.
Në fakt pamja e tij fresh i ka çuditur paksa ndjekësit e tij në rrjetet sociale, por ama s’duket aspak keq.
Shpresojmë që së shpejti ta shohim të rikthyer në jetën aktive publike, pse jo dhe në drejtësi, pasi ai është profesioni i hershëm i Kreshnikut.
(E.K/SHUPLAKA)