Në prangat e policisë së Tropojës ka rënë një 22-vjeçar pasi tentoi të vjedhë një kioskë. Burime zyrtare nga policia lokale pohuan se bëhet fjalë për Prël Aliajn, banues në Lekbibaj. Të njëjtat burime theksuan se i riu tentoi të vidhte kioskën në pronësi të shtetasit me inicialet A.A.
DETAJE:
Më datë 23.08.2017, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasin;
-Prël Aliaj, 22 vjeç, banues në Lekbibaj, Tropojë.
Arrestimi i Aliaj u bë pasi, në qytetin e Bajram Currit, u kap nga shërbimet e rendit në flagrancë duke tentuar të vjedh kioskën në pronësi të shtetasit A.A., banues në Tropojë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Vjedhja, mbetur në tentative”, parashikuar nga neni 134-22 të K.Penal. (J.V/Shuplaka)