22:32 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Veliaj: Zonat rurale infrastrukturë me cilësi si në shkollat e qytetit, heqim mësimin me dy turne

13:38 | 24/08/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Edhe dy vjet në krye të Tiranës, a e dini cila është SHPRESA më e madhe e Erion Veliajt (VIDEO)

Bashkia e Tiranës përfundoi ndërtimin e disa terreneve sportive për 220 nxënësit e fshatrave të Shëngjergjit që frekuentojnë Shkollën e Bashkuar në Verri. Investimi u përfundua në pak javë duke i dhënë nxënësve të shkollës dhe gjithë komunitetit të zonës tre fusha të reja sportive. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se investimet në zonat rurale, si ky në Verri, nuk kanë asnjë dallim nga ato të shkollave të tjera në qendër të Tiranës.

 “Aktualisht po punojmë në të 191 shkollat e Tiranës. Ajo që është speciale për shkollën këtu në Shëngjergj, në fshatin Verri, është se është një shkollë që i shërben një krahine të tërë, me 220 nxënës, pra janë 220 familje që marrin shërbime nga kjo shkollë dhe si kurrë më parë kemi një ambient sportiv të denjë për çdo shkollë edhe në mes të bllokut në qendër të Tiranës, me fushë futbolli, volejbolli, basketbolli, me pistë atletike, me sallat e zhveshjes dhe me të gjitha nevojat bazike për orët e mësimit, dhe për të gjithë ata që duan të merren me sport”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.
Veliaj theksoi se këto terrene sportive nuk do të funksionojnë vetëm gjatë orëve të paradites, kur edhe zhvillohet mësim në shkollë, por ato do të përdoren edhe gjatë pasditeve dhe gjatë ditëve të pushimit nga komuniteti për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive. “Dua të inkurajoj komunitetin që ta konsiderojë këtë një hapësirë të tyren mbas mbarimit të orës së mësimit, të jenë ata që e frekuentojnë dhe që kalojnë kohë. Çdo fëmijë, çdo i ri që heqim nga bilardot, nga bingo-t, nga kazinoja dhe kafet, është një jetë e fituar dhe e dobishme, jo vetëm për këtë komunitet, por për të gjithë Tiranën e madhe”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Ai ftoi banorët, jo vetëm të fshatit Verri, por edhe të gjithë njësisë së Shëngjergjit që të shfrytëzojnë mundësitë që ka krijuar Bashkia e Tiranës, duke krijuar ambiente sportive që ofrojnë standarde dhe kushte moderne për të ushtruar sport, kjo si një mënyrë për të zhvilluar një jetë të shëndetshme. “Dua të inkurajoj qytetarët e zonës së Shëngjergjit që ta shfrytëzojnë këtë hapësirë mundësisht edhe 24h në 24, për t’u siguruar që çdo fëmijë, pavarësisht nëse ka lindur në Shëngjergj apo nëse ka lindur në bllok, të ketë njësoj akses në cilësinë që ofron shërbimi i Bashkisë së Tiranës”, shtoi Veliaj. Ai garantoi se në këtë vit mësimor, së bashku me Drejtorinë Arsimore, për t’i dhënë të njëjtën cilësi dhe mundësi mësimdhënie çdo shkolle, është vendosur që të gjithë mësuesit që dalin të parët gjatë testimit në portalin e Ministrisë së Arsimit të shpërndahen në të gjitha shkollat e Tiranës. “Ftoj të gjithë prindërit të nxitojnë me regjistrimet në shkolla. Këtë vit, bashkë me DAR-in, jemi fokusuar që mësuesit më të mirë të shpërndahen në mënyrë proporcionale, pra ata që kanë dalë më mirë në testime, për t’u siguruar që shkollat nuk ecin me shpejtësi të ndryshme. Nuk ka nevojë që të gjithë nxënësit t’i hipim në fugon në mëngjes dhe të bëjmë një tollovi, një kosto në trafik, një kosto financiare, një kosto në nerva, edhe në kohë të gjitha atyre familjeve që nga mania për t’i çuar fëmijët në shkollat më të mira po i largojnë nga vendbanimi i tyre. Dua t’i inkurajoj të gjithë prindërit që të fokusohen tek shkolla e tyre më e afërt për t’u siguruar që gradualisht zhdukim çështjen e arsimit me dy turne në të gjithë qarkun e Tiranës”, bëri të ditur Veliaj.

Nga fshati Verri ai dha edhe një lajm tjetër të mirë për sportin në qytetin e Tiranës me vijimin e punës për ndërtimin e pjesës tjetër të atij që tashmë është pagëzuar me emrin si Parku Olimpik. “Do të vazhdojmë të fokusohemi edhe tek sporti elitar. Këtë vit do të vazhdojmë fazën e dytë të Parkut Olimpik, me pishinat olimpike, terrenet sportive. Kemi një projekt gjithashtu të ngjashëm si me stadiumin “Qemal Stafa”, edhe me pallatin sportit “Asllan Rusi”, pra me partneritet publik-privat, ku qyteti të përfitojë falas një pallat sporti modern”, theksoi Veliaj. (J.V/Shuplaka)

Etiketa: Erion Veliajjashte qytetitshkollat
Pas

A e dini se uthulla e mollës bën mrekullira në lëkurën e fytyrës suaj?! Si të trajtoheni

Para

10 ish-çiftet e njohura që ndoshta i keni harruar se kanë qenë bashkë

Para
10 ish-çiftet e njohura që ndoshta i keni harruar se kanë qenë bashkë

10 ish-çiftet e njohura që ndoshta i keni harruar se kanë qenë bashkë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shpërthen vatër e re zjarri, flakët përpijnë kodrat e Molungut në Rubik. Nuk hyn dot zjarrfikësja

Aksion me urdhër të SPAK, ushtrohen kontrolle dhe jepen urdhër arreste për dy të dyshuar për trafik droge

Shefi i komisariatit të Delvinës digjet gjatë aksionit për shuarjen e zjarrit, vizitohet në QSUT nga drejtori i policisë Ilir Proda

Avokatët e Veliajt kërkesë Burgjeve: Na jepni informacion mbi trajtimin mjekësor dhe masat e sigurisë gjatë shoqërimit në spital

Kryen kursin 12 specialistë nga SPAK dhe Policia, Ambasada Amerikane në Tiranë: Ekspertiza në teknologji, thelbësore për hetimet kibernetike

Aksident i rëndë në Sarandë/ Citroeni i pret rrugën motorrit, i plagosuri 27-vjeçar niset me helikopter drejt Tiranës (EMRI)

Tarifat tregtare me BE-në, Ursula von der Leyen dhe Donald Trump takohen të dielën në Skoci

Të dielën zgjedhjet në Venezuelë/ Maduro bën thirrje për votim masiv, por opozita e quan atë një farsë

“Italia nuk është gati të njohë Palestinën”, Tajani: Jemi për paqen, jo për fitoren e njërës palë mbi tjetrën

“Nuk ka rëndësi ajo që thotë ai”, Trump hedh poshtë planin e Macron për ta njohur Palestinën si shtet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.