17:25 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ish-lojtari kroat: Luani si në Zagreb dhe kualifikoheni, por kujdes Sudanin

16:43 | 24/08/2017
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ish-lojtari kroat: Luani si në Zagreb dhe kualifikoheni, por kujdes Sudanin

Ish-fubollisti kroat Matko Djarmati, i cili është ndër kroatët që kanë lënë gjurmë në futbollin shqiptar. Ish-lojtari i Skënderbeut, Kastriotit, Dinamos, Besës dhe Tërbunit e cilëson një ndeshje delikate këtë të sotmen, por thekson se shanset më të mëdha i ka Skënderbeu.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, ish-futbollisti i bën një thirrje edhe mikut të tij Marko Radas: “Luani si në Zagreb dhe kualifikoheni! Por kujdes Sudanin…!”.

INTERVISTA E PLOTË:

Matko, sa shanse ka Skënderbeu me Dinamon?

Ka shumë. Nëse i referohem thënies së Radasit para ndeshjes në Zagreb, kur ai deklaroi se shanset ishin 60- 40 për kroatët, tani mendoj se është e kundërta: ka 60% shanse Skënderbeu.

Këtë nuk e them për t’i bërë qejfin Skënderbeut dhe as sepse jam tifoz i Rijekës (rivalë të përjetshëm të Dinamo Zagrebit). E them sepse pashë një Dinamo shumë të dobët në Zagreb dhe një Skënderbe me më shumë dëshirë dhe më i disiplinuar.

Si mund t’ia dalë Skënderbeu sot?

Duhet të luajë njësoj si në ndeshjen e parë. Të qartë, agresivë dhe të thjeshtë. Nëse luajnë kështu, jam i bindur që të kalojnë.

Çfarë këshille do t’i jepnit mikut tuaj Marko Radas?

Që të luajë si në ndeshjen e parë, por duhet të kenë kujdes Sudanin.

Kaq i rrezikshëm ju duket Sudani?

Shumë. Është lojtari më i mirë i dy viteve të fundit në Kroaci. Ai është “Latifi” i Dinamos. Imagjinoni pak të luajë sot Skënderbeu pa Latifin…!

Po Çoriç?

Lojtar shumë i mirë, por nuk është në ditët e tij më të mira. Edhe në ndeshjen kundër Skënderbeut nuk u ndërrua se ishte i dëmtuar, por sepse ishte lojtari më i dobët në fushë. Ky është një problem shumë i madh për ta.

(B.H/Shuplaka)

 

Etiketa: lojtari kroat
Pas

Deputeti i Nismës: Prej sot topi është në anën e Albin Kurtit

Para

Holanda ndërton parkingun më të madh në botë për biçikletat (FOTOT)

Para
Holanda ndërton parkingun më të madh në botë për biçikletat (FOTOT)

Holanda ndërton parkingun më të madh në botë për biçikletat (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Presidenti i Republikës së Italisë dekoron me titullin “Kalorës i Urdhrit të Yllit të Italisë”, Drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale dhe Drejtorin e Drejtorisë së Antiterrorit

Presidenti Begaj në vizitë zyrtare në Kalabri për të forcuar lidhjet me komunitetet arbëreshe

BE ndan 17 milionë euro për të mbajtur infermierët brenda Unionit

Netanyahu: Me ndihmën e SHBA, fushata mund të rrëzojë regjimin iranian por nuk është aq e thjeshtë

70-vjeçari dyshohet se vdiq nga arresti kardiak në “Gropën e ujërave termale” në Peshkopi

Irani kërcënon me sulme të reja ndaj Izraelit: “Nuk kemi kufij në objektiva”

QKB u kujton bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare deri më 31 korrik

Belsh/Masat e marra për aktivitetin çiklistik “Kampionati Kombëtar i Rrugës 2025”

Rezultati i 11 majit në rishikim, PS dhe PD në rënie pas rinumërimit të 160 kutive

Mosmarrëveshja kufitare Kamboxhia–Tajlandë, një telefonatë që trondit qeverinë tajlandeze

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.