23:36 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ambasadorja që ka “lexuar” filozofi, karriera e Sakiqit dhe mohimi i raportit të Policisë Holandeze

08:32 | 25/08/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çudit ambasadorja e Shqipërisë, i kujton Holandës prostitutat e legalizuara dhe turistët që tërhiqen prej tyre (VIDEO)

Ambasadorja e Shqipërisë në Holandë Adia Sakiqi me deklaratat e saj të bëra së fundi ka tronditur mjaft.

Në një kohë që në Holandë ka një raport të Policisë drejtuar Parlamentit për heqjen e vizave për shqiptarët vetë Sakiqi e ka mohuar një fakt të tillë.

Pas kësaj një nga gazetat më të mëdha në Holandë ‘’De Telegraaf” ka shkruar se ambasadorja ka mohuar një fakt për të cilën ishte vendosur në dijeni.

Po ambasadorja Sakiqi nuk është mjaftuar me kaq . Si për t’u hakmarrë ndaj Holandës ajo u shpreh se vetëm prej prostitucionit të legalizuar në Holandë vinë një numër shumë i lartë turistësh.

‘’Adia Sakiqi tha edhe më shumë marrëzira. Ajo deklaroi se Policia dha thjesht një përshkrim për punën e tyre, pas arrestimit të një vrasësi shqiptar, para dy javësh. Por, raporti për shqiptarët është botuar para arrestimit.

Ambasadorja provoi në edicionin informativ që të hiqte vëmendjen nga problemi i krimit shqiptar, duke thënë që Amsterdami është një qytet ku turistët vijnë vetëm për drogën dhe për prostitutat.

Konkluzionet e forta që u morën në ketë raport të Policisë: në tregun holandez të drogës dhe të prostitucionit, kriminelët shqiptarë luajnë një rol parësor”, thuhej ndër të tjera në reagimin e medias spanjolle.

“Shuplaka” disa muaj më parë ka publikuar CV-në e çuditshme të Sakiqit, ku në përmbajtje të saj nuk ka të shënuar mbarimin e asnjë universiteti. Ose të paktën vetë ajo ka shkruar se ka “lexuar” filozofi, pra jo detyrimisht nënkupton diplomimin në ”bachelor”. Ndërsa masterin e ka mbrojtur në filozofi. 

Sigurisht që Sakiqit mund t’ia kenë bërë CV-në edhe njerëz nga stafi i Ministrisë së Jashtme po kjo nuk justifikon faktin se vetë ambasadorja duhet t’ia hidhte një sy.

Sakiqi ka marrë postin e ambasadores që prej vitit 2014 në qeverisjen e Ramës. Ndërsa dje kryeministri nuk la gjë pa thënë për shërbimin e jashtëm diplomatik. Të ketë pasur në mendje dhe Sakiqin?!

(E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: Adia SAKIQIambasadorjagafat
Pas

Fallsifikim dokumentesh dhe prerje e paligjshme pyjesh, arrestohen dy persona në Shkodër

Para

“Do të çoj në gjyq për dëmtim imazhi”, gazetarja reagon ndaj Egla Harxhit: Po ku e di zonjëza intelektuhale ç’është familja

Para
“Do të çoj në gjyq për dëmtim imazhi”, gazetarja reagon ndaj Egla Harxhit: Po ku e di zonjëza intelektuhale ç’është familja

"Do të çoj në gjyq për dëmtim imazhi", gazetarja reagon ndaj Egla Harxhit: Po ku e di zonjëza intelektuhale ç'është familja

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.