Kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor pritet të zhvillojnë një takim joformal në Durrës në datë 26 gusht.
Në këtë takim përkrah kryeministrave të shteteve të rajonit, do të marrin pjesë edhe komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn dhe kryetari i Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Siril Miler.
I pranishëm në konference do jetë edhe kryeministri Edi Rama. Nëokus të takimit do jetë bashkëpunimi dhe integrimi në BE i vendeve të rajonit. Por sot është zbluar edhe axhenda e Hanh në vendin tonë.
Në orën 9:00 do të mbërrijë delegacioni në vendin tonë dhe në orën 11:30 do të jetë deklarata oër shtyp e kryeministrit Rama dhe komisionerit Hahn. Më pas janë edhe shkrepjet e fotove zytare. (J.V/Shuplaka)