OSHEE u jep një tjetër mundësi abonentëve debitorë, familjarë apo biznese duke rikthyer skemat lehtësuese, pagimin me këste
Këshilli Mbikëqyrës i hapi dritën jeshile OSHEE që të riaktivizojë skemat lehtësuese të pagesës me këste dhe të reduktimit të kamatës deri më 70%. Theksojmë që ky afat skadoi në qershor të këtij viti.
Pjesë e skemës është konsumatori familjarë i cili shpreh vullnetarisht të kryejë pagesën e detyrimit me këste fikse mujorë me vlerën 2800 lekë. Ndërsa për konsumatorët familjarë të kategorisë ndihma ekonomike, pensionistë kryefamiljarë, detyrimi ulet deri në 1200 lekë në muaj.
Sa i përket debitorëve kategoria biznes, reduktimi i kamatëvonesës arrin në 50 % mjafton që të paguhet detyrimi.
OSHEE thekson se bëhet fjalë për detyrimet e krijuara deri në fund të vitit 2016. Ndërsa ata që kanë krijuar detyrime edhe në 2017, duhet të paguajnë borxhin për këtë vit dhe më pas hyjnë në aktmarrëveshje me kompaninë.