Pasditen e sotme janë gjetur 3 pako postare me pjesë luftarake në Rinas.
Sipas policisë në pakot e skanuara janë konstatuar pjesë kallashnikovi të cilat ishin nisur nga Tirana.
Mësohet se linja tranzit që do ndiqej për transportin e pakove ishte Tiranë-Greqi-Londër, por destinacioni përfundimtar nuk dihet ende. Nuk dihen ende autorët, ndërsa policia ka nisur hetimet.
NJOFTIMI I POLICISË:
Ne kuader te masave te shtuara antiterror, si ne mbare shtetet europiane edhe Policia e Shtetit dhe organet ligjzbatuese vijojnë zbatimin e një plani te detajuar masash.
Keshtu në datë 24.08.2017, ora 15:40, në PKK Rinas, nga punonjësit e kompanisë “ICTS”, gjatë skanimit të tre pakove të kompanisë postare “DHL”, tranzit kane konstatuar pjesë armësh luftarake.
Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e kësaj vepre penale si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 22 e 278/a të K.P.
(S.SH/Shuplaka)