Një person është vrarë nga forcat e antiterrorit në Bruksel ditën e sotme, pasi tentoi t’i sulmonte me thikë teksa patrullonin në kryeqytetin e Belgjikës.
Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Emile-Jacqmain” ditën e sotme pasdite. Ndërsa forcat e antiterrorit po patrullonin zonën kur janë sulmuar nga personi me thikë.
Policia ka qëlluar menjëherë duke e lënë të vdekur në vend.
Ndërkohë ende nuk dihet identiteti i autorit, por dyshohet se ka të bëjë me shtetin islamik.
(S.SH/Shuplaka)