Gjatë kësaj jave vetëm në qarkun e Beratit janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 11 shtetas, për shkak se kishin ndërtuar pa leje në shtëpitë e tyre.
Në kuadër të zbatimit të planit të masave lidhur me rastet e ndërtimeve të paligjshme, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatet e Policisë Berat dhe Urë Vajgurore gjatë kësaj jave filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj 11 shtetasve të mëposhtëm:
1- Gj.Sh, 46 vjeçe, banuese në Berat, pasi në lagjen “28Nëntori” , kjo shtetase u kap duke ndërtuar një kompleks shërbimi, pa lejen e organeve përkatëse.
2-T.H, 32 vjeç, banues në Berat, pasi u kap duke ndërtuar një objekt pa leje në banesën e tij.
3- Ll.D, 50 vjeç, banues në Urë Vajgurore, pasi ky shtetas u kap duke ndërtuar një banesë pa leje në tokën e tij.
4-F.Sh, 35 vjeç, banues në Urë Vajgurore, pasi u kap duke ndërtuar një banesë pa leje ndërtimi në tokën e tij.
5-K.D, 66 vjeç, banues në Goriçan, Urë Vajgurore, pasi u kap duke ndërtuat një objekt banimi dy katësh pa leje ndërtimi.
6-M.D, 52 vjeçe, banuese në Urë Vajgurore, pasi u kap duke ndërtuat një objekt banimi dy katësh pa leje ndërtimi.
7-T.B, 52 vjeç, banues në Kutalli, Urë Vajgurore, pasi u kap duke ndërtuat një objekt banimi dy katësh pa leje ndërtimi.
8-S.F, 76 vjeç, banues në Berat, pasi u kap duke ndërtuar një objekt pa leje ndërtimi.
9-S.Ç, 69 vjeç, banues në Dyshnik, Berat, pasi u kap duke ndërtuat një objekt banimi pa leje ndërtimi.
10-Sh.L, 77 vjeç, banues në Berat, pasi u kap duke ndërtuar një objekt pa leje.
11-H.P, 66 vjeçe, banuese në Velabish, Berat, pasi u kap duke ndërtuar një objekt pa leje ndërtimi.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a të Kodit Penal.
(E.K/SHUPLAKA)