Vera e tyre ka qenë e veçantë këtë vit, pasi pushimeve në çift ja lanë vendin atyre si një famnilje e vërtetë.
Kjo pasi moderatori i njohur Alban Dudushi dhe partnerja e tij Bieta Suto, para disa muajsh janë bërë prindër të një djali, emri i të cilit është KroiArt.
Çifti që prej atij momenti të bukur, që erdhi në jetë vogëlushi i tyre shfaqen pothuajse kudo me Kroin.
Arti siç duket ka lumturuar shumë jetën e babi Albanit dhe mami Bietës. Sot modetaroti i “Top Show Magazine”, ka postuar një foto së bashku me djalin dhe Bietën, teksa të tre shfaqen në plazh.
Dudushi shkruan “vera pothuajse iku”. Epo kjo verë me siguri ka qenë mjaft e veçantë për çiftin, pasi familja e tyre është shtuar me një anëtar të ri.
(E.K/SHUPLAKA)