Delegacionet e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor kanë nisur të mbërrijnë në rezidencën qeveritare në Durrës.
Kryeministri Rama së bashku me disa punonjës së gardës kanë pritur të parin kryeministrin kosovar Isa Mustafa dhe pas tij atë të Maqedonisë Zaev.
Ndërkohë që përveç mirëseardhjes së Mustafës, nuk ka munguar as batuta e Zaevit për diellin e bukur të Durrësit.
Po ashtu vëmendje të veçantë ka marrë përqafimi i ngrohtë i kryeministrit Rama me kryeministren e Serbisë Ana Brnabiç.
Kjo e fundit nuk i është ndarë stilit të saj të veshjes me këmishë, xhaketë, pantallona dhe këpucë të sheshta.
Në këtë takim përkrah kryeministrave të shteteve të rajonit, do të marrin pjesë edhe komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn dhe kryetari i Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Siril Miler.
Në fokus të takimit do jetë bashkëpunimi dhe integrimi në BE i vendeve të rajonit. Në orën 11:30 do të jetë deklarata për shtyp e kryeministrit Rama dhe komisionerit Hahn. Më pas janë edhe shkrepjet e fotove zytare.
(E.K/SHUPLAKA)