18:21 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Luan Rama vlerëson rolin e ”Zërit të Popullit”: Druaj se pa atë gazetë nuk do ta kishim as PS-në

10:38 | 26/08/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Luan Rama: Nuk mund ta pranohet fyerja ndaj Voltana Ademit, distancohemi

Deputeti i LSI-së Luan Rama ka kujtuar dje rolin e gazetës ‘’Zëri i Popullit” në luftën e shqiptarëve për çlirimin e atdheut.

 Megjithëse ideologjikisht i kontrolluar, thotë Luan Rama, “Zëri i Popullit” u bë zëri i shqetësimeve të kohës, duke përfshirë edhe shqiptimin për herë të parë të nevojës për mendimin ndryshe.

‘’ Ndaj, në 75-vjetorin e “Zerit të Popullit” ku pata nderin të punoj bashkë me kolegë të mrekullueshëm në kohën kur pa atë gazetë druaj nëse do ta kishim apo jo sot Partinë Socialiste, dua të shpreh mirënjohjen dhe homazhin për të gjithë ata që kanë lënë prej ditës së parë e derisa u shua, shpirtin dhe përkushtimin e tyre në këtë tribunë, më jetëgjatën në historinë e shtypit shqiptar”, shkruan ndër të tjera Rama.

SHKRIMI I PLOTË:

75-vjet më parë, Luftës së madhe çlirimtare Antifashiste të popullit shqiptar, ju bashkua edhe “Zëri i Popullit”, gazeta partizane dhe luftëtare e lirisë, shkolla e shtypit revolucionar e përparimtar, fjala e zjarrtë e një populli që e bashkoi Shqipërinë me koalicionin e madh antifashist botëror!
Zëri i Popullit ishte dhe mbetet gazeta ku publicistika shqiptare njohu larminë më të pasur në lloje e nënllojet e saj; kronika, lajmi, skica, përshkrimi, reportazhi, portreti, analiza, intervista, kritika, fejtoni, pamfleti, polemika, peizazhi, karikatura, komenti etj. e deri edhe tek letersia artistike.
Kjo mbetet arritja më e madhe profesionale, sepse plotësoi paradigmën e mangët të zhanrreve të publicistikës, duke pasuruar e zgjeruar më cilësisht traditën e gazetarisë përparimtare të viteve ’30 të shekullit të kaluar.
Megjithëse ideologjikisht i kontrolluar, “Zëri i Popullit” u bë zëri i shqetësimeve të kohës, duke përfshirë edhe shqiptimin për herë të parë të nevojës për mendimin ndryshe.
Pas ndryshimit të sistemit e vendosjes së pluralizmit politik, “Zëri i Popullit” ia doli ta fitojë sfidën, duke u shndërruar bashkë me gazetën “Koha Jonë” në tribunë e shkollë të parë të shprehjes së mendimit qytetar e në mbrojtje të fjalës së lirë e vlerave të demokracisë.
Në këtë kohë “Zëri i Popullit” i shtoi emrit të vet edhe një meritë tjetër; u bë aleati i parë i UÇK-së në Shqipëri në luftën për çlirimin e Kosovës, duke i përcjellë opinionit shqiptar e mbarë botës, të vërteta që askush tjetër nuk guxoi t’i thotë, shpesh herë edhe në kundërshtim me “porositë” për të mos u nxituar!
Ndaj, në 75-vjetorin e “Zerit të Popullit” ku pata nderin të punoj bashkë me kolegë të mrekullueshëm në kohën kur pa atë gazetë druaj nëse do ta kishim apo jo sot Partinë Socialiste, dua të shpreh mirënjohjen dhe homazhin për të gjithë ata që kanë lënë prej ditës së parë e derisa u shua, shpirtin dhe përkushtimin e tyre në këtë tribunë, më jetëgjatën në historinë e shtypit shqiptar.

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: Luan Ramazeri i popullit
Pas

Zaevi i plas një batutë, përqafimi i ngrohtë i Ramës me kryeministren homoseksuale serbe (FOTOT)

Para

Rama për pak sa nuk ”përjashton” nga takimi zyrtarin e Bankës Botërore (ARSYEJA)

Para
Rama për pak sa nuk ”përjashton” nga takimi zyrtarin e Bankës Botërore (ARSYEJA)

Rama për pak sa nuk ''përjashton" nga takimi zyrtarin e Bankës Botërore (ARSYEJA)

Discussion about this post

 



Të Fundit

31 të vdekur në azilin e pleqve të goditur nga përmbytjet në Pekin

Lirohet me kusht nga burgu ish-kryeministri kroat, Ivo Sanader

Zelensky rrëzon ligjin antikorrupsion/ Sherr në parlamentin ukrainas, dy deputetë përleshen me njëri-tjetrin

Karuseli shkëputet nga lartësia, mbi 20 të plagosur

Qeveria Shqiptare miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030

Trump “shpëton për fije” Meksikën, shtyn tarifat ndaj saj! Vendet e tjera përpjekje për të arritur marrëveshje para afatit të caktuar

“Po përpiqen të ndërkombëtarizojnë situatën”, SHBA do të refuzojë vizat për zyrtarët e Autoritetit Palestinez

Amerikanët të zemëruar me Trump? Sondazhi i “The Times”: Shumica mendojnë se ekonomia e SHBA-së po përkeqësohet nën drejtimin e tij

Kosovë/ Lirohen nga paraburgimi 5 policët e dyshuar për vdekjen e 27-vjeçarit

Suedia i bën thirrje BE-së të “ngrijë” marrëveshjen tregtare me Izraelin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.