Futbollisti me origjinë shqiptare Enis Bardhi, I cili luan për ekipin spanjoll të Levantes ka shënuar një supergol nga goditja e lirë për skuadrën e tij.
Levante është duke humbur 1:2 në shtëpi nga Deportivo. Golin e vetëm deri më tani për vendasit e ka shënuar Bardhi.
Ai ngushtoi epërsinë në 1:2 në minutën e 35’të, duke shënuar një gol të bukur nga gjuajtja e lirë, për t’i mbajtur gjallë shpresat për një rezultat pozitiv në këtë ndeshje.
Aktualishisht po luhet minuta e 73-të e ndeshjes, ekipi I shqiptarit ka akoma dhe 15 minuta kohë plus shtesën për të barazuar. (B.H/Shuplaka)