Dy persona të maskuar kanë grabitur një oikë karburanti në aksin rrugor Novoselë-Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:35 minuta të mëngjesit të sotëm.
“Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se kanë qenë dy shtetas të cilët janë afruar pranë pikës së karburantit në këmbë e të maskuar, të cilët kanë kërcënuar rojën e karburantit shtetasin A.L., dhe i kanë marrë (vjedhur) një vlerë monetare prej 35.000 lekë të vjetra”, njofton policia.
Policia menjëherë ka ngritur pika të shumta kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorëve. (B.H/Shuplaka)