Pas shpalljes së qeverisë së re nga Rama dhe emrat e ministrave të rinj, ka ardhur reagimi I parë nga LSI-ja.
Klajda Gjosha, e cila ne mandatin e parë të qeverisjes Rama-Meta, mbante postin e Ministres së Integrimit, është shprehur skeptike për efektivitetin e të zgjedhurve të rinj të Ramës për integrimin e vendit në BE.
“Integrimi nuk eshte shpallja me zhurme e qeverise se re dhe as mbledhjet e Asambleve te partive politike, perkundrazi eshte nje mori kriteresh, nje koordinim i pafundem procesesh e mbi te gjitha eshte seriozitet dhe respekt per institucionet dhe funksionimin e tyre”, shkruan Gjosha.
REAGIMI:
“Mendova se sot qeveria e re do të niste me prioritetin madhor te Shqiperise dhe shqiptareve qe eshte integrimi europian i vendit, me vizionin apo strategjine se si Shqiperia do te shkoj drejt celjes se negociatave.
Integrimi nuk eshte shpallja me zhurme e qeverise se re dhe as mbledhjet e Asambleve te partive politike, perkundrazi eshte nje mori kriteresh, nje koordinim i pafundem procesesh e mbi te gjitha eshte seriozitet dhe respekt per institucionet dhe funksionimin e tyre.
Jam e bindur se Ministria e Integrimit do te atashohet diku ne ndonje cep te qeverise por kurre nuk kisha menduar se as nuk do te permendej ne fjalen e mbajtur sot mbi qeverine e re! Thua valle nuk eshte me prioritet? Uroj te jem gabim per sa kohe kemi femije qe rrisim ne Shqiperi dhe ku e vetmja shprese per nje shtet funksional eshte pikerisht ky proces historik i vendit,”
(B.H/Shuplaka)