04:56 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Patozi sulmon Ramën: Mos shikoni ngjyrën e timonit, por veset e shoferit

21:17 | 27/08/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Patozi sulmon Ramën:  Mos shikoni ngjyrën e timonit, por veset e shoferit

Pasi kryeministri, Edi Rama bëri të ditur ditën e sotme në emrat e kabinetit të qeverisë së re, të shumtë kanë qenë zërat nga opozita.

Demokrati, Astrit Patozi ka reaguar duke u shprehur se emrat e qeverisë së re janë disa nga emrat që janë aty që nga viti 1941, ndërsa disa të tjerë i solli me vete Edi Rama si pajë, kur shkoi nga bashkia në selinë e PS. 

Ndërsa shton se Rama nuk di të ndërtojë një qeveri, por se nuk di dhe nuk do që të qeverisë dhe se e kjo qeveri  do të ketë fatin e të parës. Dhe i vetmi ndryshim nga qeverisja e parë është se nuk janë në kabinetin e tij ministrat e LSI-së.

REAGIMI I PLOTË:

MOS SHIKONI NGJYRËN E TIMONIT, POR VESET E SHOFERIT

Po shoh se ka shumë pezm për qeverinë e re të Edi Ramës, por nuk e kuptoj dot se ku qëndron çudia. Sepse për ta “rrëzuar” me komente atë po përdoren si argument emrat më të natyrshëm të një qeverie të Partisë Socialiste. (Të mos harrojmë se është hera e parë në historinë postkomuniste të Shqipërisë që një parti e bën e vetme qeverinë). 
Disa nga të cilët janë aty që nga viti 1941, ndërsa disa të tjerë i solli me vete Edi Rama si pajë, kur shkoi nga bashkia në selinë e PS. 
Janë të njëjtët, me të cilët kemi bërë edhe paqen, edhe luftën, edhe shiun edhe diellin, jemi sharë e akuzuar, pastaj kemi bërë marrëveshje e jemi pajtuar, në tërë këto vite. 
Por mbi të gjitha, janë tamam ata që na mundën keqas më 25 qershor, duke marrë padrejtësisht në duar të vetëm timonin e vendit, edhe me bashkëpunimin apo paaftësinë tonë.
Ndaj më duket e pavend të merremi sot me emrat e ministrave, sepse nuk mendoj që Edi Rama e ka problemin se nuk di të ndërtojë një qeveri, por se nuk di dhe nuk do që të qeverisë. 
Në votëbesimin e kabinetit të parë të tij, këtu e 4 vjet të shkuara, kam thënë se ajo ishte qeveria e parë private dhe jopërfaqësuese në Shqipëri. Dhe për shkak se ishte e tillë ajo nuk shkëlqeu asnjë ditë.
Sot Edi Rama na paraqiti serinë e dytë të kësaj telenovele, ku i vetmi ndryshim është mungesa e ministrave të LSI-së, por vetoja dhe shijet e kryeministrit janë po ato. 
Ndaj nuk kam asnjë dyshim se do të ketë fatin e së parës.

(S.SH/Shuplaka)

 

Etiketa: Astrit PatoziPDpsqeveriarama
Pas

Panuçi: Në dy ndeshjet e radhës dua maksimumin, ja pse i ftova 3 lojëtarët e rinj

Para

Papajtueshmëria ministër-deputet, cilët mund të jenë 12 deputetët e rinj të PS

Para
Papajtueshmëria ministër-deputet, cilët mund të jenë 12 deputetët e rinj të PS

Papajtueshmëria ministër-deputet, cilët mund të jenë 12 deputetët e rinj të PS

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tërmet me magnitudë 3.4 godet Fushë-Krujën, ndjehet edhe në Tiranë

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.