10:44 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Jetë dhe stil

Joga që në barkun e nënës, përfitimet për gratë shtatzëna dhe foshnjat

23:22 | 27/08/2017
në Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
Joga që në barkun e nënës, përfitimet për gratë shtatzëna dhe foshnjat

Joga për grate shtatzëna është një disiplinë më specifike se llojet e tjera të jogës
Qëllimi i saj është t’i drejtojë në këtë eksperiencë, duke u siguruar mirëqenie fizike dhe mendore. Koha më e përshtatshme kur çdo grua shtatzënë mund të bëhet pjesë e grupit të jogës, është pas javës së 12-të, kur mundësitë për abort spontan janë thuajse zero. Jimena thotë se para se të bëhen pjesë e këtij grupi, këshillohet gjithmonë të merret miratimi i mjekut, por nga ana tjetër, duhet të bëjnë kujdes të zgjedhin një grup i cili drejtohet nga një mësues i certifikuar për këtë lloj joge, pasi shumë ushtrime mund të përbëjnë rrezik nëse zhvillohen nga një mësues i pacertifikuar. Për ato gra, shtatzënia e të cilave është tepër delikate dhe në kushte jo të mira shëndetësore, këshillohet meditimi, sepse, mbi të gjitha, kjo është një përvojë mendore dhe emocionale, jo vetëm fizike. Kështu, bashkë me nënën, fëmija merr mësimet e para të meditimit nga barku i saj.
PËRFITIMET E JOGËS PËR GRATË SHTATZËNA
Një sërë studimesh e sugjerojnë jogën në shtatzëni, sepse në këtë fazë, ajo e lehtëson gruan nga simptomat e zakonshme të kësaj periudhe.
– Përmirëson cilësinë e gjumit
– Redukton stresin dhe ankthin
– Nënat lidhen më shumë me bebet
– Ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të mesit
– Ndihmon në përmirësimin e frymëmarrjes
– E përgatit gruan fizikisht për procesin e lindjes, pasi ndihmon në elasticitetin e muskujve
– Ndihmon në rikuperimin e formës fizike pas lindjes
– Minimizon mundësitë për depresion pas lindjes
PËRFITIMET E JOGËS PËR FOSHNJAT
– Ndihmon që të pozicionohet me kokën poshtë dhe të përgatitet për lindjen natyrale
– Fëmija e përjeton me qetësi periudhën që kalon në barkun e nënës/Living/

Etiketa: grua shtatzenejoga
Pas

Reagon deputetja e PD-së: Qeveria e re si “Rrobat e Mbretit”

Para

Ndahet më dysh anija e mallrave pranë brigjeve turke në Detin e Zi (VIDEO)

Para
Ndahet më dysh anija e mallrave pranë brigjeve turke në Detin e Zi (VIDEO)

Ndahet më dysh anija e mallrave pranë brigjeve turke në Detin e Zi (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tiranë / Megaoperacioni “Blloku 33” vazhdon, kapet një tjetër i kërkuar për drogë

Covid-19 ndalon përparimin e vaksinimeve, miliona fëmijë rrezikohen globalisht

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit për revokimin e “arrestit në shtëpi”

SHBA njofton rihapjen e ambasadës në Jerusalem pas armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit

Rutte thekson mbështetjen e SHBA-së për Nenin 5 në samitin e NATO-s

Ministri Hasani në Samitin e NATO-s në Hagë: Shqipëria riafirmon mbështetjen për Ukrainën dhe vlerëson rolin udhëheqës të SHBA-së

Shpërthim në Gaza, 7 ushtarë izraelitë humbin jetën

Arrestohet në Dibër 40-vjeçari nga Bosnja, i shpallur në kërkim nga Gjermania për mashtrim

I dërguari i Trump: Armëpushimi me Iranin po zbatohet, bisedimet për paqe janë premtuese

Vendim i fortë nga parlamenti iranian: Pezullim i bashkëpunimit me IAEA-n

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.