Kejdi Mehmetaj është një nga deputet më aktive të LSI-së pavarësisht moshës së saj të re. Ajo ka qenë një nga zërat më të fortë opozitarë sa i përket Reformës në Arsim, apo të drejtave të studentëve.
E megjithatë as për Kejdin nuk mungon kurioziteti i jetës përtej politikës. Pushimet që kaloi në Jalë nën shoqërinë e një mashkulli, deputetja nuk ka dashur ti komentojë shumë duke e bërë të qartë se jeta në politikë është e ndarë nga ajo personale.
Pjesë nga intervsita dhënë për ‘’GSH”:
Fotot tuaja në shoqërinë e një mashkulli në plazh kanë qarkulluar në mediat online; si i ka parë Kejdi, sa jua “prishin” imazhin këto foto?
I kam parë ato foto dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Gazetarët mundohen të rrisin audiencën në portalet e tyre. Përgjigjen më të mirë në këtë rast e kanë dhënë lexuesit, të cilët nuk kanë interes në jetën time personale, por në punën time, për të cilën jam e bindur se nuk ka asgjë që mund të më cenojë.
Si reagojnë shqiptarët kur shikojnë një deputete me rroba banje?
Haha… Nuk e di nëse ka ndonjë reagim të veçantë, mua nuk më ka ndodhur ta shoh një të tillë. Për më tepër, unë vazhdoj të jem një vajzë e re, jam shumë sportive në përditshmërinë time, dhe besoj nuk habis njëri me rrobat e banjës, atletet apo xhinset.
Si janë pushimet tuaja, më shumë të qeta, apo të rrethuara me miq dhe muzikë?
Janë të qeta dhe familjare ato pak ditë që pushoj seriozisht. E gjithë pjesa tjetër e vitit është plot zhurmë, në të gjitha aspektet, ndaj qetësia në pushime për mua është domosdoshmëri.
(E.K/SHUPLAKA)