Kandidatët që përmes ID të tyre vërtetojnë që janë fitues në një ose në disa programe studimi duhet të regjistrohen në degën më të preferuara nga data 29 gusht deri në 11 shtator.
Mynyr Koni , Rektori i Universitetit të Tiranës, tha se 18.500 maturantë kanë zgjedhur këtë institucion të arsimit të lartë. “Gjithë maturantët duhet të jenë të vëmendshëm dhe të shikojnë me kujdes vlerësimin për programin ku kanë aplikuar. Nëse kanë paqartësira, atyre ju lind e drejta të bëjnë ankimim më datat 29 dhe 30 gusht të bëjnë kërkesë për ankimim”, tha ai.
zv/ministri i Arsimit Gerti Janaqi, kërkoi që fituesit në këtë raund të parë të regjidtrohen në kohë.
“Një pjesë ku aplikantët duhet të kenë kujdes është momenti kur ata shpallen fitues. Brenda 48 orëve duhet të regjistrohen dhe në të kundërt ata humbasin të drejtën e ankimimit.
Ata që nuk e shohin emrin në listën e përzgjedhurve dhe nuk e gjejnë emrin as në listën e jofituesve duhet të ankimojnë deri në datën 30 gusht pranë fakulteti përkatës.
Maturantët duhet të jenë shumë të kujdesshëm dhe të shohin me vëmendjet 7 fazat e lëvizjes së vijës së kuqe, që është edhe pragu i hyrjes në universitete”, tha ai.
Koni tha se në universitetin e Tiranës preferencat më larta i ka administrim-biznesi me 6900 aplikime, më pas renditet juridiku, psikologjia dhe punë sociale.
“Regjistrimi fillon nesër më datë 29 dhe përfundon më datë 11 shtator, i cili është parashikuar në 7 faza 24 orëshe. Listat që dalin sot, viza është vendosur në varësi të kuotave të aplikantëve që janë shpallur fitues në 48 orëshin e parë, pra 29 dhe 30 gusht. Këta studentë kanë të drejtë të regjistrohen në këtë datë.
Referuar renditjes së preferencave, në universitetin e Tiranës preferencat më larta i ka administrim-biznesi me 6900 aplikimi, më pas renditet juridiku, psikologjia dhe punë sociale”, tha ai. (B.H/Shuplaka)