Një autobus shqiptar që po udhëtontë drejt shtetit grek është përfshirë nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur teksa autobusi ishte në ecje në autostradën Patras – Korinth, ku nautobusi plot me shqiptarë u dogj në tunelin Panagopoula.
Sipas mediave greke, brenda tij po udhëtonin 48 persona të cilët ishin nisur nga Shqipëria dhe destinacion kishin Athinën.
Ndërkohë shoferi sapo ka parë flakët, ndaloi mjetin dhe nxorri pasagjerët jashtë duke i shpëtuar nga rreziku. Po ashtu mësohet nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar.
(S.SH/Shuplaka)