Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Krujës. Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.
Mësohet se nga përplasja kanë mbetur të plagosur disa persona.
Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat e aksidentit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.
(S.SH/Shuplaka)