Nga përmbytjet në Hjuston të Teksas-it deri më tani raportohen 10 viktima. Niveli i ujit ka shkuar deri më 75 centimetra duke i shndërruar rrugët në lumenj. Por njoftohet që edhe gjatë kësaj jave situata do të përkeqësohet edhe me tej si pasojë e uraganit Harvey dhe shirave të shumtë.
Presidenti amerikan Donald Trump ka premtuar ndihmë të menjëhershme për personat e prekur nga kjo katastrofe. Qindra operacione shpëtimi janë ndërmarrë në të gjithë zonën me ekipe të pajisur me helikopterë dhe varka nëpër zonat e përmbytura.
Rreth 3 mijë anëtarë të Gardës Kombëtare janë në terren dhe po ndihmojnë banorët e zonës. (J.V/Shuplaka)