Kryeministri Edi Rama në takimin e tij me tre gazetarët në Llogara ku po ha edhe mëngjes ka deklaruar se me kreun e opozitës Lulzim Basha nuk mund të takohet çdo javë po sigurisht për çështje shumë madhore do të takohet.
“Jo. Nuk mund të takohem çdo javë po sigurisht do takohem për çështje madhore. Takim te përjavëshëm s’besoj se do jetë nevoja por i përmuajshëm, dhe po ashtu u diskutua për të pasur një qasje të re në kuptimin e çështjeve ne kemi pasur shumë pak kohë dhe shumë energji të humbura…s’është në interesin e opozitës të rrijë në atë llogore.
Ne do kishim një koalicion që do ta bënte të pamundur, nuk do mund të imagjinoheshin gjithë këto shkrirje strukturash.” u shpreh Rama.
Rama pas pak do të fillojë mbledhjen me ministrat e rinj, ku do të jetë i pranishëm edhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla. vijon (J.V/Shuplaka)