Ai është një nga futbollistët e rinj më shpresdhënës shqiptarëpo duket se nuk i ka bindur drejtuesit e Interit që të qëndrojë të luajë me ekipin e parë.
Rei Manaj, sulmuesi i Shpresave të Shqipërisë, do të huazohet drejt Spanjës. Ditën e sotme mediat italiane shkruajnë për sulmuesin shqiptar se ziklatrit kanë rënë dakord ta huazojnë lojtarin në ligën e dytë spanjolle te skuadra e Granada-s.
Aventura e sezonit të kaluar te Pisa në Serie B, nuk shkoi si duhet për sulmuesin nga Lushnja, i cili këtë vit ka mundësinë që të tregojë vlerat e tij edhe në futbollin spanjoll për të bindur më pas drejtuesit e Interit që ta rikthejnë në skuadër.
(E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post