04:37 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ruçi në krye të Kuvendit, Zekthi: Vetë ai ndihej i kompleksuar nga e shkuara komuniste, Rama jo

13:38 | 29/08/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ruçi në krye të Kuvendit, Zekthi: Vetë ai ndihej i kompleksuar nga e shkuara komuniste, Rama jo

Ruçi në krye të Kuvendit, Zekthi: Vetë ai ndihej i kompleksuar nga e shkuara komuniste, Rama jo. Për Fitim Zekthin vendosja e Gramoz Ruçit në postin e Kryetarit të Kuvendit sjellin edhe njëherë frymën e diktaturës në vend. 

Zekthi që i përket shtresës së të përndjekurve politikë analizon dhe të tjerë të zgjedhur në qeverinë Rama duke thënë se një pjesë e tyre janë fëmijë të personave që kanë mbajtur poste publike në komunizëm. 

REAGIMI I PLOTË: 

Qeveria dhe kryetari i parlamentit që paraqiti Rama përcjellin domethënien me perverse të këtyre 27 viteve pluralizëm: përpjekjen e vazhdueshme për të mos reflektuar nga krimet e komunizmit, këmbënguljen për të ruajtur pushtetin e marrë me dhune ne vitin 1944, zhdukjen nga memoria kombetare te shkaterrimit te jetes, prones, besimit dhe idese se kombit nga nje regjim genocidal dhe ngjizjen perkundruall ketij shkaterrimi te idese se komunizmi pati teprime por pati te mira, se ashtu ishte koha, se nuk mund te shohim akoma biografite.

Kjo perpjekje ia ka dale gjeresisht te fitoje betejen kulturore perderisa media dhe bota universitare asnjehere nuk ka ngulmuar per nje proces reflektimi dhe lustracioni por perkundrazi ne menyre te ndyre ka vepruar si nje zgjatim pa moral i perpjekjes se te majtes ish komuniste te legjitimoje ate qe ajo ka bere. Emerimi i Gramoz Rucit kryetar parlamenti eshte kulmim i kesaj perpjekjeje 27 vjecare te te majtes e cila nga emerimi kryetar i Gjykates Kushtetuese te Fehmi Abdiut ne vitin 1998, nga emerimi drejtues te policise ne 1997 te shefave te degeve te brendshme nga emerimi shef i Shabit te ushtrise te Aleks Andonit ne 1997 mberriti ne emerimin e Ditmir Bushatit (djali i Sulejman Bushatit ish sekretar i pare dhe kryetar i komisionit te debim internimeve) minister i jashtem, emerimit te Sonila Qatos (vajza e Llambi Gegpriftit), ministre per sipermarrjen per ti vene kapakun me emerimin e Rucit minister i brendshem i regjimit komunist.

Vete Ruci qe prej 1997 nuk ka dashur te marre detyra shteterore te larta ndjhehej ky ngerc edhe nga vete ai. Tashme duket se eshte legjitimuar gjithcka, aq sa nuk duket se mund te mendohet se ky vend perjetuar nje regjim kriminal totalitar komunist per 45 vite perkundrazi kemi qene drejtuar nga nje regjim qe punoi shume, transformoi vendin, thau kenetat, vendosi rend, elektrifikoi Shqiperine, zhduku analfebetizmin. Renkimet e te burgosurve, vajet e nenave te te zhdukurve, dhimbjet e foshnjave, krismat e pushkatimeve, mbytjet ne lluce nga shkelmi i ushtareve apo oficereve, kampet e perqendrimit nuk ka pse te jene ceshtje per te gjykuar apo menduar. Opinioni dhe shtypi sot e analizon qeverine duke pare se sa u shkurtua, sa ka integrim brezash apo nderthurje gjeneratash, sa ajo mund te reformoje administraten etj.

Pas

Situata nga zjarret, Emergjencat Civile: Gjatë 24 orëve të fundit 8 vatra të reja

Para

Aksident i rëndë në Rrogozhinë, humb jetën 25-vjeçari, flet dëshmitari: Trupi i shoferit fluturoi 300 metra

Para
Përplasen dy makina tek rruga e Rinasit, disa të plagosur (VIDEO)

Aksident i rëndë në Rrogozhinë, humb jetën 25-vjeçari, flet dëshmitari: Trupi i shoferit fluturoi 300 metra

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kultivonte 150 fidanë kanabis/ Në pranga 1 shtetas në Librazhd

Goditet sërish zinxhiri drejtues në Teheran, mediat: Izraeli ka eliminuar shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Iranit

Sulm në bazën e të dhënave/ Vidhen 16 miliardë fjalëkalime të Apple, Facebook dhe Google

Frika nga vendimi, Haxhiu: Kushtetuesja është vonuar shumë, po ndikon në krizë

Shqipëria drejt një suksesi diplomatik, Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë si vend mikpritës të NATO-s në 2027

Rusia në mbështetje të Serbisë: Kosova, një çështje ekzistenciale për Beogradin

Trump lë të hapur mundësinë e një sulmi ndaj Iranit: “Do vendos në dy javët e ardhshme”

Elisa Spiropali, do të marrë pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që do të zhvillohet në Brukse

KF Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi

Dentisti 22-vjeçar që mësoi në internet: Arrestohen tre anëtarë të një familjeje në Çeki

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.