14:35 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Tritan Shehu: Kabineti Rama 2, mozaik pa vlerë i krijuar në konfuzion

22:55 | 29/08/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tritan Shehu: Kabineti Rama 2, mozaik pa vlerë i krijuar në konfuzion

 

 

Deputeti demokrat, Tritan Shehu, i ftuar në “Ora News”, ka komentuar kabinetin  e ri qeveritarë të bërë të ditur para pak ditësh nga kryeministri, Edi Rama.

Ai u shpreh se është  një mozaik i kompozuar keq dhe që nuk premton asgjë. Ndërsa shton se  qeveria e re do të katranosë punët e këtij vendi më keq akoma.

“Kabineti Rama 2 është një formacion qeveritar që nuk ka fizionomi. Nuk shpreh asgjë në mënyrën e kompozimit të tij pavarësisht emrave. Nuk tregon kush del në prioritete e kësaj qeverie dhe a do ketë apo jo prioritete. Duke lexuar shpërndarjen e dikastereve, diku bashkime, diku ndarje, të jep përshtypjen e një gjelle të gatuar nga një njeri që nuk di të gatuajë.Ka krijuar një mozaik pa asnjë vlerë, pa asnjë estetikë që nuk transmeton asgjë përveçse konfuzionin e atij që ka kompozuar.Ka dashur të kompozojë diçka të bazuar mbi interesa, grupe, për të favorizuar njërin apo tjetrin sipas interesave të ndryshme, pa shprehur dhe dhënë asnjë tonalitet asaj qeverie që u prezantua.Është një amalgam bashkimesh edhe me ndonjë ndarje që jam i bindur që nuk i shërben aspak interesave të zhvillimit të vendit, prioriteteve që ka vendi, nuk fokusohet gjëkundi dhe si e tillë është një qeveri që do katranosë punët e këtij vendi më keq akoma.Nuk transmeton asnjë ndjenjë besimi, nuk ngroh në asgjë se i mungojnë boshtet. Është në vazhdimësinë e vetë paraqitjes së Ramës në fushatën elektorale ku nuk tha asgjë, nuk prezantoi asnjë program dhe as ide për zhvillimin e Shqipërisë, sikundër nuk prezantoi asgjë në Asamblenë me PS.U luajt vetëm me disa batuta, tepsia, kazani, timoni”, tha Shehu.

 

Gjithashtu Shehu tha se ndryshimet strukturore dhe dy Ministrat pa portofol janë terësisht artificialë, ndërsa bashkimet e Ministrive i cilësoi pa logjikë dhe të pakuptimta.

 

“Formalisht Rama i ka numrat dhe mund ta kompozojë si të dojë qeverinë. Por kjo do jetë një qeveri e përkeqësimit të gjendjes së njerëzve, popullit, zhvillimit të Shqipërisë. Krijohen dy Minsitra pa portofol, janë artificialë.Krijohet Ministre pa portofol për investitorët kur në fakt ke dy mega-Ministri që merren me investimet, Ministria e Financave dhe Ekonomisë që është bashkuar bashkë dhe Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës që është bashkuar bashkë, që e bëjnë këtë punë. Se çfarë mund të bëjë një Ministre pa portofol me investitorët përballë këtyre dy mega-Minsitrive vetëm Rama mund ta dijë. Krijohet Ministër pa portofol për shqiptarët jashtë. Seç mund të bëjë një Ministër pa portofol në një zyrë për shqiptarët jashtë kur ka një Ministri të të tëra të Jahstme me një aparat gjigand, me Ambasada kudo, zyra kudo që mund ta kryejë këtë rol mrekullisht fare brenda saj vetëm Rama e di.Krijohen bashkime të tjera krejtësisht të pakuptimta. Bashkohet turizmi me ambjentin kur turizmi është dëmtues i rëndë i ambjentit, kur ambjenti i bën oponencë turizmit. Bashkim pa kuptim. Nga ana tjetër bashkohet Minsitria e Shëndetësisë me problemet sociale, dy mega sektorë të dështuar terësisht në legjislaturën e kaluar. Realisht nuk mund të kryejë funksionet as të njërës as të tjetrës. Nuk ka rëndësi numri, por një logjikë qeverisëse. Nëse do ishte prioritet shëndetësia duhej forcuar si Ministri më vete.Zhduki Ministrinë e Integrimit pa thënë asgjë ku shkoi. Jam dakord për bashkimin e saj me Ministrinë e Jashtme por duhet thënë qartësisht hapur. Nëse Rama gjykon se Shqipërisë nuk i duhet integrimi dhe prandaj e treti, e avulloi, e zhduki kjo tregon një vizion antieuropian”, tha ai.

(S.SH/Shuplaka)

 

 

Etiketa: PDpsramatritan shehu
Pas

Limaj: S’ka dilema se Haradinaj do të jetë kryeministër

Para

Interi këmbëngul për Mustafin, ja oferta e re

Para
Interi këmbëngul për Mustafin, ja oferta e re

Interi këmbëngul për Mustafin, ja oferta e re

Discussion about this post

 



Të Fundit

Meta përballet me akuzat në SPAK, avokati i kreut të PL: S’ka prova për korrupsion, do të shkojmë me gjykim normal

Monument kombëtar lundrues në Francë/ Mbërrin në Durrës anija 81-vjeçare “Bel Espoir”

Bulqizë/U kap dhe u ndalua për veprën penale “Ngacmimi seksual”

Tensione në metronë e Romës! Burri italian sulmon turistët, ata i përgjigjen me muzikë!

Mbi 180 të vdekur në Gaza në 24 orët e fundit, për shkak të urisë

Kremlini reagon për herë të parë pas lëvizjes së nëndetëseve nga Trump: Duhet të jemi të kujdesshëm me retorikën bërthamore

Policia Rrugore Tiranë bën bilancin javor: Procedohen 21 shoferë për parkim të gabuar, bllokohen 60 makina

Raporti/ Shqipëria ka pensionet më të ulëta në Europë, shpenzon 10 herë më pak se BE-ja

Aksioni për lirimin e hapësirave në Tiranë, Rama: Vazhdojmë papushim, komentuesit të bëjnë durim

BE pezullon tarifat për SHBA, von der Leyen: Të shmangim provokimet, sa të mbyllet marrëveshja!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.