Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç është takuar me senatorin amerikan Ron Johnson në Beograd.
Vuçiç është shprehur se gjatë bisedës, ata kanë diskutuar për dialogun që po zhvillohet në Beograd ashtu edhe në Kosovë.
“Kemi biseduar për dialogun intern që po zhvillohet si në Beograd ashtu dhe në Prishtinë, për përpjekjet e të gjithëve nga Ballkani Perëndimor që ta zgjidhim problemin. Këto biseda nuk janë të lehta, nuk janë të lehta as brenda vendit tonë e lëre më me bashkësinë ndërkombëtare“, tha Vuçiç.
Ndërkohe që katheksuar se Johnson ka porositur se SHBA-ja përkrah rrugën evropiane të Serbisë.
“E falënderoj pafundësisht që ka ardhur në Serbi. Është njëri nga njerëzi e rrallë që gjatë qëndrimit tim në Ëashington që më ka pyetur nëse bën që nënkryetarin Pence ta njoftoj për detajet e bisedave, e pastaj Pence më ka konfirmuar se kishte marrë të gjitha informatat. E kam lutur që t’ua transmetoj ftesat presidentit Tump dhe zëvendësit të tij që të vijnë në Serbi. Këtë do ta bëj edhe zyrtarisht dhe do të insistoj shumë për këto vizita”, ka theksuar Vuçiç.
(S.SH/Shuplaka)