Presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo ka përfunduar në Komisariatin e Policisë së Gjirokastrës, e cila ka filluar një hetim pas një denoncimi ndaj tij.
Tavo është denoncuar për shkak të shfrytëzimit të një kullote në Derviçan për gurore dhe është marrë në pyetje nga policia për të dhënë versionin e tij të ngjarjeve në një deponim i cili raportohet se ka zgjatur rreth katër orë.
Mësohet se në fund, ai është lënë i lirë, ndërkohë ka filluar një procedim penal ndaj tij dhe organi i akuzës po vazhdon hetimet për të zbardhur ngjarjen.
(S.SH/Shuplaka)