Gazetari i njohur Flamur Vezaj i cili u largua nga Shqipëria bashkë me familjen e tij për të nisur një jetë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka reaguar me anë të një postimi ironizues pas raportit të CIA-as që e klasifikoi Shqipërinë si një vend që prodhonte por edhe shërbente si pikë tranziti për drogën që futej në Europë.
Vezaj ironizon ish-ministrin Tahiri ku shkruan se ai ishte “student i shkëlqyer” që ëndërronte dhe u bë ministër, por që me gjelbërimin që i bëri Shqipërisë i zuri hundët edhe kryeministrit i cili u detyrua ta largonte në kulmin e shkëlqimit të tij.
Ai shkruan me ironi se si pasojë e “suksesit” të ministrave të tillë dhe kryeministrit, Shqipërisë po i zbardhet imazhi.
POSTIMI I PLOTË:
Lajme nga “kazani” i SHBA-ve! Na ishte njehere e nje kohe, nje djal i ri qe vdiste per tu duk i fort. Aq shume e enderronte kete “post” sa beri edhe tatuazh ne kembe qe te duket si lacat e lagjes! Fati i deshi qe per shkak te gjendjes se mire financiare te familjes te niste studimet e juridikut ne Itali por me pas per arsye “objektive” i vazhdoi ne Shkoder dhe me pas i transferoi studimet ne Tirane ku edhe diplomoi pasi kapi nje post ne administraten lokale! Cfare fati!!! Ky studenti i “shkelqyer” na u be minister. Po po minister, qe per KM e qeverise “1” ishte edhe nder me te “suksesshmit”. Por “suksesi i gjelberimit” te Shqiperise i zuri syt e hundet atij e KM. Aq shume i trullosi saqe shpiken grupin puciste te Shqiperise duke i quajtur gazetaret qe denonconin jeshillikun e vendit si “Fronti i se Keqes” apo edhe mediat ku publikoheshin keto fakte si “kazani mediatik”! Arriten deri aty sa te manipulonin shifrat jo vetem te “gjelberimit” por edhe te vrasjeve! Por kjo morri fund ne momentin qe “jeshilliku” mbiu edhe ne muret rrethuese te Ambasadave. Nga ku u vendos qe ministri i “suksesshem” te largohet ne kulmin e delirances se tij! Me shkarkimin e te “fortit” qe mbante njerez me uniforme nga pas, cuditerisht faqet e gazetave dhe televizionet u mbushen me tonelata hashash qe kapeshin ne cdo cep te Shqiperise…. e keshtu KM i “suksesshem” vazhdon qeverin “2” dhe shpikesit e “Frontit te se Keqes” vegjetojne me jeshillikun e ambalazhuar ne sirtaret e shtepise bashke me “taksat” mujore qe i merreshin bujqve qe gjelberuan vendin! P.S. Foto, ja pasoja e “suksesit” te ketyre ministrave e KM qe na kane zbardh imazhin e vendit! #suksese_ne_korrjet_e_radhes#
(B.H/Shuplaka)