Qeveria ruse ka konfirmuar zërat se është kontaktuar nga një këshilltar i Donald Trumpit rreth një projekti të pasurive të patundshme në Moskë gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016.
Zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitri Peskov, u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve ditën e mërkurë neës ka patur kontakte nga shtëpia e bardhë gjatë fushtës presidenciale të vitit 2016.
Ai u shpreh se ka marrë një email nga avokati personal i zotit Trump, Michael Cohen, lidhur me ringjalljen e një projekti për ndërtimin e një Kulle Trump në Moskë.
“Unë mund të konfirmoj se kam marrë një email nga z. Michael Cohen. Kjo vërtetë ka ndodhur” tha Peskov.
Ndërkohë Peskov tha se nuk i është përgjigjur emailit sepse nuk ishte i lidhur me punën e tij si zëdhënës dhe as nuk e ka diskutuar këtë çështje me Putinin.
Po ashtu avokati, Michael Cohen tha në një deklaratë në Komisionin e Inteligjencës të Dhomës së Përfaqësuesve, i cili po heton ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, se kompania e zoti Trump kërkoi të ringjallte projektin e ndërtimit në Moskë. Sipas dokumenteve të dorëzuara në Kongres të hënën, kërkesa për ndihmë u bë përmes një emaili që zoti Cohen i dërgoi zotit Peskov në janar të vitit 2016.
“Meqë ky projekt është shumë i rëndësishëm, unë po kërkoj ndihmën tuaj. Kërkoj që dikush me respekt, mundësisht ju, të më kontaktoj në mënyrë që të mund të diskutoj rreth hollësive, si dhe të organizoj takime me individët e duhur”, shkruante Cohen.
(S.SH/Shuplaka)