Shumicën e rasteve – 99 nga 100 raste – kanceri i lëkurës është qartësisht i dukshëm jashtë trupit (edhe pse nuk është gjithmonë aq e lehtë të përcaktosh nëse një nishan, puçërr ose njollë në lëkurë është malinje).
Sigurisht, nëse melanoma ka avancuar, në varësi të vendndodhjes, mund të shkaktojë dhimbje në trup, kokë ose simptoma të tjera në lëkurë. Por, në këtë rast mund të keni një masë tumorale shumë të madhe në lëkurë, që nuk mund t’ju shpëtojë pa e vënë re.
Qëllimi është të diagnostikohet sëmundja para se të ketë avancuar dhe të bëhet i mundur trajtimi i saj. Kjo arrihet vetëm duke njohur simptomat e para paralajmëruese të melanomës. Ja cilat janë 7 shenjat që duhet të dini, nëse ju ndodh të jeni pjesë e 1% të të pafatëve./Shëndeti.com