Me padurim po pritet ndeshja eleminatore e Shqipërisë me Litenshtenjin të shtunën, ndërsa futbollistët janë grumbulluar prej disa ditësh. Sakq mësohet se në stadiumin e Elbasanit do të ketë disa tifozë të veçantë të Kombëtares.
Në ndeshjen e tij të parë në drejtimin e Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi do të ketë pranë edhe familjen.
Në fakt, 44-vjeçari është i divorcuar prej vitesh. Ai është baba i një djali, ndërsa pak kohë më parë është fejuar me italianen Samanta Tonji, e cila është balerinë.
Ajo është 36 vjeçe dhe bashkë me djalin e Panuçit do të jetë në “Elbasan Arena” të shtunën për të përkrahur njeriun e zemrës. Në këtë aspekt, Panuçi ka një stil jete më të hapur se De Biazi.
Xhani De Biazi nuk i ndahet Shqipërisë. Ish-trajneri pritet të ndjekë tashmë në rolin e një tifozi Kombëtaren kuqezi, njofton ”Panorama Sport”.
(E.K/SHUPLAKA)