05:32 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Orët e fundit të merkatos, kampionati anglez rezervon supriza. Lëvizjet që mund të ndodhin

11:03 | 31/08/2017
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Orët e fundit të merkatos, kampionati anglez rezervon supriza. Lëvizjet që mund të ndodhin

Prej disa kohësh Premier League angleze është ktheyr në një nga kampionatet më të preferuara të shumë lojtarëve.

Në çdo merkato do të ketë goditje të reja, ndërsa edhe këtë verë nuk kanë munguar emrat e mëdhenj që janë transferuar drejt Anglisë.

Ndërkohë që jo më pak emra të njohur janë në rradhët e drejtuesve të skuadrave nga Guardiola te Murinjo apo Konte dhe Klop.  

Sakaq dje një kthesë të papritur ka marrë operacioni i Çelsit për të transferuar Aleks-Okslejd Çembërleinin nga Arsenali

. Kampionët e Anglisë dhe Arsenali kishin akord për transferimin e mesfushorit 24- vjeçar për 35 milionë paund në “Stamford Bridge”, në pritje të arritjes së marrëveshjes me lojtarin, por “Sky Sports” ka zbuluar se mesfushori nuk dëshiron që të kalojë në skuadrën e Antonio Kontes dhe preferon një transferim te Liverpuli.

Atij i skadonte kontrata në fund të këtij sezoni dhe pas refuzimit për të rinovuar, “topçinjtë” vendosën ta shesin. Liverpuli ka qenë gjithashtu një prej skuadrave të interesuara gjatë kësaj vere dhe tani pritet lëvizja e Klopit në këto 24 orët e fundit. Por përpara se klubi i kuq të lëvizë, do të presë çfarë do të ndodhë me ofertën e tyre për Lemarin.

Nëse “reds”-at do të barazojnë ofertën e Çelsit, atëherë futbollisti do të transferohej në “Anfield Road”, duke lënë të tërbuar Konten, i cili i bën presion klubit për merkaton.

Ngushëllimi i vetëm i trajnerit italian është kërkesa e Deni Drinkuotërit për t’u transferuar nga Leiçesteri. Mesfushori i “dhelprave” pritet që të transferohet në “Stamford Bridge” për të mbushur boshllëkun e largimit të Matiçit drejt Junajtid.

Blutë e Londrës përfliten se kanë dorëzuar edhe një ofertë prej 25 milionë paundësh për Ros Barkljen e Evertonit, e cila është refuzuar, por ata parashikohet që të rikthehen sërish.

JORENTE – Çelsi mund të bëjë të tijin sulmuesin e Suonsit, Fernando Jorente, dëshirën e vjetër të Antonio Kontes, në ditën e fundit të merkatos.

Kampionët kanë dorëzuar një ofertë prej 15 milionë paundësh për ish-sulmuesin e Juventusit dhe uellsianët pritet ta pranojnë, por jo përpara sesa Vilfrid Boni, ish-sulmuesi i tyre 2013-2015, të marrë dritën jeshile nga Mançester Siti për t’u rikthyer në “Liberty Stadium”.

Jorente ka qenë në radarët e bluve të Londrës prej një kohe të gjatë, ndërsa Konte u përpoq që të firmoste me spanjollin edhe gjatë merkatos së janarit.

Spanjolli do të vijë që të bëjë zëvendësin e Moratës pasi Diego Kosta me shumë mundësi do rikthehet në Madrid tek Atletiko. Liverpuli, teksa mbrohet nga sulmet katalanase për Kutinjon, po përpiqet të sigurojë në minutat e fundit shërbimet e Virxhil Van Dijk të Sauthemptonit, me lojtarin që është shumë i kërkuar edhe nga Çelsi.

Pas

Miratimi i Planit Urbanistik të Himarës, Greqia: Shkelje e të drejtave të minoritetit

Para

Kërcënimi ndaj Artan Fugës, reagon Mustafa Nano: Një gjest prej llastice, çudite dynjanë

Para
Kërcënimi ndaj Artan Fugës, reagon Mustafa Nano: Një gjest prej llastice, çudite dynjanë

Kërcënimi ndaj Artan Fugës, reagon Mustafa Nano: Një gjest prej llastice, çudite dynjanë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog

Lufta 12-ditore me Izraelin, mediat iraniane: Presidenti iranian u plagos në këmbë dhe u largua nga Teherani përmes një kapaku emergjence

Zjarr i fuqishëm në Mallakastër, flakët përfshijnë hapësirën me shkurre dhe ullishte(VIDEO)

Kryediplomati rus Lavrov takim me Kim Jong Un, Pheniani zotohet për të ndihmuar Moskën në luftën ndaj Ukrainës

Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH, konfirmon përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Kim Jong Un u zotua të mbështesë Rusinë “pa kushte”, Seuli zbulon shifrat: Koreja e Veriut i ka dërguar Moskës mbi 12 mln predha

Zjarr në një fabrikë riciklimi në Aleksandropolis, tymi i zi mbulon zonën

“Rusia s’mund të vendosë veton mbi zgjerimin e aleancës”, vendet e Ballkanit shprehin mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Alarm në aeroportin e Southend në Angli, rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.