11:19 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

S’kanë të sosur telashet për Ballist Morinën, vrasësi i ish-kryeministrit serb e kërcënon me vdekje

13:00 | 31/08/2017
në Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
S’kanë të sosur telashet për Ballist Morinën, vrasësi i ish-kryeministrit serb e kërcënon me vdekje

Nuk kanë fund telashet për Ballist Morinën. Pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë në Kroaci për ekstradimin e tij në Serbi, tifozin shqiptar e pret një tjetër kërcënim.

Milorad Luković ‘Legija’ nga burgu ku po vuan dënimin për vrasjen e ish-kryeministrit Zoran Xhinxhiç ka kërcënuar Ismail Morinën nëse do të ekstradohet në Beograd për t’u gjykuar për dronin që ngriti para tre vitesh.
 
“Huliganin shqiptar e pret “kryqëzimi i përgjakshëm”, ‘Legija’ po përgatit mirëpritjen e Morinës!” shkruan gazeta serbe ‘Alo’.
 
Anëtari i klanit famëkeq të Zemunit, Milorad Luković sipsa gazetës serbe “Alo” është shprehur se po përgatit bordin e mirëpritjes në një “dush të ajrosur” për ‘Ballistin’ nëse do të ekstradohet në burgjet serbe.
 
Aktualisht Ismail Morina ndodhet në burg në Kroaci në pritje të vendimit të Gjykatës së Lartë për ekstradimin, pasi gjykata e Shkallës së Parë vendosi pro.
 
Por Ballisti beson se Gjykata e Lartë do ta rrëzojë, ndërsa shpresa e fundit është ministri i Drejtësisë së Kroacisë.
 
Shteti shqiptar, FSHF dhe familja Morina kërkojnë që të bllokohet ekstradimi, pasi në Serbi Ballistit do i rrezikohej jeta.
 
Ndërsa deklarata e fundit e huliganit është një tjetër fakt, se Ismail Morinës në Serbi do i rrezikohej seriozisht jeta.
 
Ismail Morina u ndalua para rreth dy muajsh në kufirin mes Malit të Zi dhe Kroacisë, teksa po tentonte që të kalonte për në Itali.
 
Pas verifikimeve rezultoi se ishte në kërkim nga Serbia duke sjellë edhe arrestimin e tij dhe nisjen e proceseve gjyqësore, ndërsa Morina ka nisur edhe një tjetër proces për bllokimin e ekstradimit, që është azili politik.
 Vetë Morina është shprehur pas arrestimit se më mirë do të ishte që të vdiste sesa të ekstradohej në Serbi.

(E.K/SHUPLAKA)

Pas

Policia aksion nga ajëri dhe toka kundër drogës, 32 të arrestuar, sekuestrohen 900 kilogramë hashash (VIDEO)

Para

Droga, Tritan Shehu: Ironi e fundit e qeverisë, pse shkoi në këtë derexhe

Para
Qeveria e re, Tritan Shehu: Pse s’e përmendi Rama integrimin?

Droga, Tritan Shehu: Ironi e fundit e qeverisë, pse shkoi në këtë derexhe

Discussion about this post

 



Të Fundit

Protestat e studentëve vijojnë në Beograd dhe qytete të tjera, policia hoqi të gjitha bllokadat gjatë natës

Dosja Partizani, shtyhet gjyqi në GJKKO për Berishën dhe Malltezin. Seanca e radhës më 21 korrik

Dyshime për shkelje të barazisë në tendera, kreu i KPP Jonaid Myzyri paraqitet në SPAK

Trafik mjetesh lundruese në detin Jon, arrestohet 23-vjeçari në Sarandë

Merr flakë makina në Rrugën e Arbrit, shpëtojnë mrekullisht pasagjerët

Qendra e propagandës së Putinit në Berlin? Qeveria gjermane paguan taksë 70 mijë euro në vit

Itali/ Shpërthim në një ndërtesë në Torino, 5 të plagosur! Dy fëmijë në gjendje të rëndë

Procesi për ‘Partizanin’ në GJKKO nis sot, Jamarbër Malltezi: Gjueti shtrigash me urdhër të kryeministrit

Pamje apokaliptike nga Turqia! Flakët dhe zjarri ‘pushtojnë’ tokën dhe qiellin në Izmir

Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.