Ditën e sotme në qytetin e Shkodrës janë gjetur disa granata në varrezat e vjetra të Komanës. Kanë qenë punonjësit që po pastronin zonën ato që kanë gjetur granatat dhe më pas kanë lajmëruar dhe policinë.
Në fakt situata e lëndëve shpëthyese dhe luftarake ka qenë problem i përhershëm në vendin tonë, aq sa mund ti gjesh edhe në varrezat e qyteteve. Shumë familje shqiptare në zonat e thella të vendit dhe jo vetëm janë të pajisura me armë në mëyrë të jashtëligjshme.
Ndërkohë që dhe amnistia që u bë disa muaj për dorëzimin e tyre nga ana e Ministrisë së Brendshme nuk ka rezultuar plotësisht efikase.
(E.K/SHUPLAKA)