Ajo çfarë po ndodh në Burma nuk është gjë tjetër veçse gjenocid i ndaj popullsisë së pambrojtur. Myslimanët Rohingya po masakrohen në masë dhe po detyrohen të largohen nga Burma pasi qeveria e Myanmarit intensifikoi operacionet e spastrimit pas një sulmi të militantëve Rohingya në pikën kufitare, duke lënë të vdekur 12 zyrtarë të sigurisë.
Myslimanet Rohinggya janë ndër popujt më të përndjekur në botë, kjo sepse ata janë pa atdhe, Myanmari (Burma) I konsideron ata si pjesë të Bangladeshit, ndërkohë që Bangladeshi thotë të kundërtën, se ata janë burmezë.
Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin rreth Rreth 18.500 myslimanë Rohingya kanë braktisur shtëpitë e tyre si pasojë e përndjekjes dhë vrasjeve ndaj tyre.
Ata po mundohen të largohen nga vendi duke u aarratisur me anije drejt Bangladeshit por shumë prej tyre kanë gjetur vdekjen në këtë udhëtim, ndërkohë që Trupat e 12 fëmijëve dhe tetë të rriturve u nxorrën të enjten herët nga lumi Naf, tha për CNN, Ariful Islam, oficeri komandues i Gardës Kufitare të Bangladeshit në Teknaf.
“Situata nuk është e mirë. Rohingyas po vijnë të gjithë për të shpëtuar. Nga këtu ne mund të shohim tymin në anën tjetër, dëgjojmë zjarrin, zjarret janë të shpeshta. Fluksi i të ikurve po shtohet përditë”. Tha ai. (B.H/Shuplaka)