Ish-trajeri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi ka vizituar ditën e sotme kuqezinjtë para stërvitjes së pasdites. Ndërsa në një intervistë për ‘SuperSport” ai ka bërë një parashikim të ndeshjes me Lihtenshtejnin, i cili do të luhet ditën e nesërme në “Elbasan ARENA”.
De Biazi mendon se kuqezinjtë do të fitojnë 3-0.
“Mendoj se fitojmë 3-0, shpresoj kështu”, thotë ish-trajneri.
Ndërsa komenton edhe përjashtimin e Cikalleshit nga Panuçi, ai shprehet se duhet të kuptohen të dyja palët dhe se Kristian nuk është budalla.
“Unë Sokolin e di që është djalë i jashtëzakonshëm. Sipas meje Kristian ka marrë një vendim se duhet të kuptohet që Kombëtarja është e jashtëzakonshme, se është moment i veçantë për lojtarët. Di edhe situatën e lojtarëve, si Sokoli që gjeti kontratë të mirë për jetën e tij, duhen kuptuar të dy palët. Mendoj se shpejt do të flasin, Sokoli është djalë ari dhe Kristian nuk është budalla”.shprehet De Biazi.
(S.SH/Shuplaka)